Gigi Hadid ka pushtuar pasaraelat në javët e fundit për shtëpitë e modës më prestigjoze në botë. Dalja e saj e fundit ishte për ‘Moschino’ ku parakaloi me një fustan nuseje aspak të zakontë. Me një vello në kokë, buqetë në dorë dhe një fustan të bardhë të shkurtër, Gigi mori vëmendjen e të gjithëve. Shumë fansa e komentuan daljen e saj si një shenjë se dasma me Zayn Malik është afër, ndërsa të tjerë përfituan nga prapaskenat për të shkruar thënie gazmore mbi reagimet e Gigit teksa mban veshur fustanin.
https://twitter.com/ZigiFacts/status/1042863422336114688
“Bashkëshorti im nuk erdhi në dasmë”,-shkruhej në njërën prej videove nga prapaskenat e shfaqjes. Të ketë vërtetë një dasmë në horizont?/revistawho.com
https://twitter.com/ZigiFacts/status/1042868435225591808