E keni parë ndonjëherë keq Lorin në Instagram? Jo. Trashëgimtarja e Top Channel në çdo foto shfaqet e veshur me shumë stil dhe e kuruar nga flokët, tek makeupi e thonjtë. Me pak fjalë nuk ke ku t’i gjesh një defekt. Por ka dhe Lori ato ditët e këqija si ne, kur vishet futja kot dhe s’ka nerva të rregullojë flokët e të bëjë makeup. Ja një ndjekëese ia ka kërkuar Lorit një foto ku shfaqet me look-un e saj më të keq dhe fashion blogerja ia plotësoi dëshirën. Lori publikoi një foto e veshur me një bluzë të gjerë, jashtë stilit të saj, me flokët e kapur dhe me maskë. Ajo tregoi se foto është bërë gjatë kohës së koronës, prandaj nuk i vëmë faj.








