Flitet se do të ketë ndryshime për Michael Schumacher. Sipas mediave gjermane, ish-kampioni i “Ferrari”-t do të transferohet nga Gjermania në Teksas të Shteteve të Bshkuara të Amerikës. Ky lajm ende nuk është konfirmuar nga familja e tij. Por sipas lajmeve që po bëjnë xhiron e rrjetit, është pikërisht bashkëshortja e tij Corinna që ka marrë vendimin për ta dërguar të shoqin në Amerikë. Në fakt në Dallas është një klinikë e specializuar e drejtuar nga profesori Mark Weeks i cili ka folur publikisht. “Kemi pasur shumë pacientë me të tillë traumë. Me shumë gjasë në Europë nuk ka klinika si e jona që trajtojnë këto raste”, ka thënë mjeku./ revistawho.com