Një person ka vdekur në Bavari, në jug të Gjermanisë, për një infeksion të shkaktuar nga një bakter-vrasës, në përgjithësi i hasur gjatë konsumimit të ushqimit të kontaminuar. Lajmin e bëri të ditur zyra për shëndetin dhe sigurinë ushqimore të Landit gjerman.
Sipas autoriteteve, vdekja duhet të ketë lidhje me disa salsiçe dhe proshuta të ndërmarrjes bavareze “Siebert”, ku është zbuluar bakteri. Ndërmarrja ka tërhequr të gjithë prodhimin nga tregu.
Burimi: Gazeta Shqip