Pas triumfit të tij në finalen e “Big Brother VIP Albania 4”, Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, ka dhënë intervistën e tij të parë për Top Channel, ku ka rrëfyer emocionet, sfidat dhe planet për të ardhmen.
I emocionuar nga fitorja, Gjesti falënderoi publikun, familjen dhe veten për qëndrueshmërinë gjatë qëndrimit në shtëpi. Ai nuk e fshehu se loja e tij ishte e fortë dhe pa mëshirë:
“Kam luajtur fort, kam parë për t’i nxjerrë të gjithë jashtë. Nuk kam pasur mëshirë për t’i nxjerrë jashtë ata, sepse ata nuk kanë pasur për mua. E falënderoj veten shumë që kam duruar këto gjëra që nuk i kanë përballuar të tjerët, kam duruar edhe prekjet fizike.”
Pasi doli nga shtëpia me çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, artisti zbuloi se gjithçka nisi si një surprizë për të:
“Kur më thirrën për të ardhur këtu, kam menduar që është shaka, deri në momentin që më janë hapur dyert atëherë kam thënë që po, mund ta bëj.”
Sa i përket marrëdhënies me Eglin, me të cilën krijoi një lidhje gjatë spektaklit, Gjesti tregoi qëndrimin e tij të sinqertë:
“Unë i kam thënë Eglit edhe brenda, që nuk kam diçka me të, nuk e shoh, por unë kam për të vazhduar jashtë, të shohim deri ku do shkojë. Unë jam i njëjti, nuk e gënjej dot. Ia them edhe jashtë këto fjalë.”
Për fund, Gjesti u shpreh se nuk ka ndërmend të ndalet dhe se publiku do të dëgjojë shumë nga muzika e tij në vijim:
“Presim shumë muzikë, nuk kam për tu ndalur kurrë, shumë punë dhe besoj që më shumë keni për të më dashur ashtu siç ju dua unë.”








