Me siguri keni dëgjuar për Hassan Jameel, i dashuri i Rihannës për më shumë se një vit. Po ashtu mund të keni lexuar vërdallë që ai është një bilioner. Nëse do kërkonit në internet për të do të zbulonit disa të dhëna shumë interesante.
Ai është pronar i distributorit të ‘Toyota Motors’, në Arabinë Saudite dhe president i një kompanie që merret me bamirësi.
Jameel zotëron ligën e futbollit që kryen aktivitetin e saj në Arabinë Saudite dhe familja e tij renditet mes 12 më të pasurave në Arabi.
Hassan dhe Rihanna janë bashkë që prej 2017-ës. Pavarësisht uljeve dhe ngritjeve, ata janë shumë të lumtur dhe së fundmi janë fotografuar duke festuar së bashku./revistawho.com