‘Met Gala’ u mbajt mbrëmjen e djeshme dhe yjet parakaluan të veshur me krijimet e stilistëve më të njohur në botë. Ky event prestigjioz, ndër më të rëndësishmit, në fakt ka 5 rregulla kryesore të cilat duhet t’i ndjekë çdo i ftuar, ose pjesëmarrës.
1. Nuk lejohet asnjë ‘selfie’.
Çdo pjesëmarrës ka mundësinë të fotografohet dhe të marrë vëmendje maksimale në tapetin e kur, por që prej 2015-ës, përdorimi i mediave sociale gjatë eventit është ndaluar.
2. Asnjë agjent reklamash apo shtypi nuk lejohet aty
Yjet që janë të ftuar në Met Gala, zakonisht ecin në tapetin e kuq me një staf të tërë nga pas, por vetëm në këtë event pjesëmarrja e agjentëve të PR nuk lejohet në asnjë mënyrë.
3. Fëmijët e yjeve apo personat nuk moshë nuk lejohen
As të famshëm nën moshë, e as fëmijët e yjeve nuk lejohen të marrin pjesë. Organizatorët e kanë konsideruar si një event që nuk është i përshtatshëm për moshat nën 18 vjeç.
4. Disa ushqime janë të ndaluara
Qepa, hudhra, apo brusketat nuk janë në listën e ushqimeve që përfshihen në menunë e ‘Met Gala’, me kërkesë të Wintour. Po ashtu, vera e kuqe është tërësisht e ndalur nga 2015-a, kur një modele derdhi verë mbi vete dhe ju desh të ndërrohej.
5. Duhet patjetër të socializohesh
Në Met Gala, nëse do të marrësh pjesë duhet të paguar një shifër që varion nga 30 mijë dollarë, deri në 275 mijë dollarë. Ndaj, të marrësh një ftesë nga Anna Wintour është një nder i madh. Madje, personazhe që kanë marrë ftesë dhe nuk janë paraqitur, nuk janë ftuar më kurrë. Edhe në festë dikush është me miq ose partnerin, emrat dhe vendet ku duhet të ulen, janë larg njëri-tjetrin që të krijohet mundësi për socializim./revistawho.com