Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip! 14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Gjuha si pasqyrë e shëndetit, ja sëmundjet që mund të kuptoni përmes saj

02/12/2017
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Gjuha si pasqyrë e shëndetit, ja sëmundjet që mund të kuptoni përmes saj

Vërtet nuk është e sjellshme të nxjerrësh gjuhën, por për shekuj me radhë kontrolli i gjuhës ka qenë një metodë diagnostikuese, e cila i ka mundësuar mjekut të kuptonte paraprakisht vuajtjet ose sëmundjet. Në mjekësinë tradicionale kineze, vëzhgimit të gjuhës i kushtohet kujdes i veçantë dhe, jo rastësisht, në vitet ‘80 u zhvilluan studime të shumta në lidhje me këtë organ dhe shfaqjen e tumoreve. Edhe në mjekësinë e lashtë ajurvedike, mjekët përdorën vëzhgimin e gjuhës, jo vetëm për të vendosur anëtarësimin e individit në një bashkësi, por edhe për të vlerësuar gjendjen e tyre shëndetësore. Duhet theksuar se, në mjekësinë kineze, diagnoza përcaktohet përmes një monitorimi sistematik, sepse mjeku e përcakton tipin e sëmundjes dhe kuadrin e saj të përgjithshëm, duke u bazuar në ciklin jetësor të pacientit. Për këtë arsye, përdoren edhe pika të tjera diagnostikuese, ku ndër më kryesoret mund të përmendim: pulsin, gjuhën, sytë dhe lëkurën. Në bazë të këtyre pikave, mjeku vlerëson dhe përcakton gjendjen e kanaleve të energjisë, të cilat përshkojnë të gjithë trupin dhe organet tona. Në rast sëmundjeje, në ciklin energjik, këto kanale mund të paraqiten si “bosh” (mungesë) ose “shumë të mbushura” (tepri). Përveç kësaj, cikli energjik jetësor shprehet nëpërmjet dy forcave të kundërta që janë YIN (forca negative)dhe YANG (forca pozitive), të cilat plotësojnë njëra–tjetrën në një zhvillim të vazhdueshëm dinamik. Te një njeri i sëmurë, mund të vërehet një tepri e forcës YIN dhe mungesë e forcës YANG ose anasjelltas.
RAPORTI MIDIS GJUHËS DHE ENERGJISË
Kontrolli i gjuhës na jep të dhëna shumë të rëndësishme për të kuptuar gjendjen e organeve dhe funksionet e tyre. Meqenëse gjuha është një organ i brendshëm që mund ta shohim edhe nga jashtë, është më e lehtë të zbulojmë se çfarë ndodh brenda trupit. Gjuha konsiderohet si “zëdhënësja” e zemrës, përderisa na lejon të shprehim ndjenjat, mendimet dhe vullnetin, të mësojmë dhe të vendosim raporte ndërpersonale. Ajo lidhet më së shumti me kanalet e zemrës dhe shpretkës, por edhe me shumë kanale të tjera.
TINGUJT DHE AROMAT
Për të plotësuar diagnozën, mjeku vëren edhe karakteristikat e zërit të pacientit, si dhe aromat që vijnë nga frymëmarrja, gromësima dhe psherëtima. Për shembull, një zë i gëzueshëm tregon se kemi të bëjmë me probleme në spektrin e zemrës, një zë monoton dhe disi i mekur tregon se kemi probleme me shpretkën, kurse një zë melankolik dhe i trishtuar tregon se kemi probleme me mushkëritë.
POR ÇFARË NA TREGON PAMJA E GJUHËS?
Në kushte të mira shëndetësore, shtresa ose cipa e gjuhës është e hollë, me ngjyrë të çelët dhe pak e lagësht, me luhatje të vogla gjatë aktivitetit ditor. Në raste patologjike ose çrregullimi, cipa e saj mund të jetë më e trashë ose më e hollë se zakonisht, mund të jetë shumë e lagësht ose shumë e thatë dhe me ngjyrë anormale. Mund të ndryshojë ngjyrë në të bardhë të theksuar, të verdhë, të verdhë të theksuar apo deri në të zezë. Kjo shtresë është një element shumë i rëndësishëm për të vlerësuar tretjen dhe metabolizmin. Gjithashtu, duhet të vërejmë nëse kjo shtresë është e rrënjosur mirë dhe nuk mund të pastrohet apo e kundërta. Nga kjo e dhënë, së bashku me ngjyrën dhe lagështirën, mjeku vlerëson gjendjen e pacientit. Sasia e lagështirës së cipës së gjuhës, varet nga metabolizmi dhe lëngjet organike, ndaj një lagështi e tepërt tregon që këto lëngje nuk arrijnë të përhapen si duhet në organizëm, ndërsa një gjuhë e thatë, tregonmungesë të lëngjeve organike.
PLASARITJA DHE DHEMBJA E GJUHËS
Gjuha mund të plasaritet edhe në kushte normale, ndaj mjeku duhet të vlerësojë masën e saj, sidomos kur vëren shenja të tjera të mosbalancimit energjik. Nga ana tjetër, një gjuhë
që dhemb në vende të caktuara ose në të gjithë sipërfaqen, tregon një gjendje patologjike të hershme dhe një mosbalancim të thellë të ciklit energjik.
PJESA E POSHTME E GJUHËS
Kontrolli i pjesës së poshtme të gjuhës, ka për qëllim vlerësimin e gjendjes së venave, që mund të jenë tregues të mpikjes së gjakut. Kështu, pacienti duhet të prekë qiellzën me majën e gjuhës, që të nxjerrë në pah pjesën e poshtme të saj. Prania e njollave të gjakut nën gjuhë, është shenjë e një gjendjeje serioze patologjike. /LIVING






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
Çani premtoi 100 euro për atë që gjen arsyen pse la mustaqe, Albi Nako zbulon të vërtetën

Çani premtoi 100 euro për atë që gjen arsyen pse la mustaqe, Albi Nako zbulon të vërtetën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera