Reperi nga Presheva, Arian Agushi, i njohur ndër shqiptarë si Gold AG do të dalë para gjykatës. Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka akuzuar atë për nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, pas denoncimit që i ka bërë atij në nëntor të vitit 2014 ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama, njëherësh ambasadore e Kosovës në Itali, sa i përket këngës së publikuar prej prej tij “Shqiptar 2”. Një pjesë e shkëputur nga kjo këngë është konsideruar si provë kryesore, sipas aktakuzës që disponon “Koha Ditore”. Me këtë ajo ka ardhur në përfundim se ka elemente të kryerjes së veprës penale të lartpërmendur nga reperi, Gold AG.