Ne nuk e dimë sa herë ia thoni bashkëshortit tuaj sa tërheqës është, ama Jonida Shehu nuk heziton fare t’ia shprehë komplimentet edhe në publik.
“Burri më tërheqës nga të gjithë, për mendimin tim”, ka shkruar moderatorja krah fotos së partnerit në një moment pa mendje, e cila e ka frymëzuar edhe Jonidën për këto fjalë të ëmbla.
Nëse jeni në mëdyshje se ç’të bëni me komplimentet që i keni brenda zemrës e nuk jua nxjerr goja, ja shikoni Jonidën që nuk kursehet hiç dhe merrni shembull. Për mirë do të dalë, me siguri./revistawho.com









