Fjorentina Halili është një nga vajzat më simpatike të këtij edicioni të “Big Brother 9”. Ajo nuk arriti të fitonte garën ama sot është e lumtur në krahët e partnerit të saj, Olsi. Por mesa duket disa thashetheme e kanë shqetësuar aq shumë saqë ajo e ka ndjerë të nevojshme të japë një sqarim për të gjithë fansat. “Të jetosh jashtë shtetit 3 muaj nuk do të thotë që shkon, jeton dhe punon punë të pista por njerëzit kanë dhe familjarë nëpër vende të botës. Kushdo që ka shkruajtur që unë kam jetuar në Francë dhe kam punuar punë të pista do të mbajë pasojat përsipër. Mos flisni kot kur nuk e dini jetën e tjetrit si është jashtë. Ju si gazetë që shpikni lajme për të marrë dy like më shumë të keni turp që hidhni baltë në figurën e dikujt që se njihni. Sa për informacion, kjo është kushërira ime që jeton në Francë, madje e martuar dhe jeton shumë e lumtur andej. Madje të gjithë dhuratat i kam nga ajo kështu që rrini të qetë.”-shkruan Fjorentina. Saktë dhe qartë./revistawho.com