Aktorja indiane e njohur nga roli i Gorit në serialin “Bixhoz me dashurinë” ka marrë pushimet dhe aktualisht ndodhet në Amerikë. Seriali vazhdon xhirimet dhe transmetimin në Indi por prej disa kohësh Shrenu Parik nuk po shfaqet në ekran me rolin e Gorit pasi aktorja po shijon pushimet. Prej disa javësh ajo ndodhet në Amerikë me familjen e saj me të cilët ka postuar shumë foto duke na prezantuar me prindërit, vëllain dhe anëtarët e tjerë. Shrenu duket shumë e lumtur dhe mesa duket këto pushime i nevojiteshin shumë pasi gjatë gjithë vitit ka bërë një punë të shkëlqyer në “Bixhoz me dashurinë”. Nuk dihet ende kur aktorja do i rikthehet xhirimeve teksa seriali aktualisht në Indi është përqëndruar tek historia e Anikës dhe Shivait. /revistawho.com