Faqja e hapur në “Instagram”, “Vipat e Bllokut” ka krijuar shumë polemika. Në këtë faqe postohen foto të atyre vipave që mendohet se kanë bërë operacione plastike, deri dikur mund ta quajmë një faqë që “çjerr” maskën e bukurisë. Këngëtarja Greta Koçi ka një ndër vipat që është përfolur shumë në këtë faqe. Ajo në një intervistë ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë operacion plastik në fytyrën e saj, gjithashtu shton se njeriu ndryshon me moshën. Sipas këngëtares ndryshimet që ajo ka pësuar në fytyrën e saj janë natyrale si pasojë e kalimit të viteve.