Grimes ka publikuar një foto të rrallë të vajzës Exa Dark Sideræl Musk, të cilën e ka me ish-partnerin Elon Musk. Në foto shihet vogëlushja me një libër dhe Grimes shkruan krah postimit: “Vajza ime po kërcen me tekno mbi këtë kopje të ‘Lindjes së tragjedisë’ nga Nietzsche – çfarë mbretëreshe”.
Këngëtarja zbuloi në mars të vitit 2022 se kishte mirëpritur në jetë Exa përmes një gruaje surrogate në dhjetor 2021. “Emri i saj i plotë është Exa Dark Sideræl Musk”, tha Grimes për “Vanity Fair”.