Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot 12/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gripi i pulave, Ministria jep alarmin: Merrni masa, rrezikohemi!

26/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Gripi i pulave, Ministria jep alarmin: Merrni masa, rrezikohemi!

Nën rrezikun potencial të ardhjes së gripit të shpendëve edhe në vendin tonë, Ministria e Bujqësisë ka mbledhur ekipin e saj dhe biznesin e pularive për të diskutuar masat urgjente që duhen ndërmarrë në rast përballjeje me këtë virus. Zëvendësministri i Bujqësisë, Roni Telegrafi, por edhe drejtuesit e shërbimit veterinar dhe sigurisë ushqimore, ngrenë alarmin se rreziku i përhapjes së virusit H5N8 nuk është shumë larg vendit tonë. Për rrjedhojë, masat paraprake janë gjëja e duhur për të minimizuar pasojat e saj te shpendët, e veçanërisht në njerëz. “Të gjithë e dimë se jemi të rrezikuar. Interesi është maksimal dhe duhet të marrim masa që, nëse ky virus vjen edhe në vendin tonë, dëmet të jenë sa më të pakta në industrinë tuaj, por që njerëzit të mos preken në asnjë mënyrë”, nënvizoi numri dy i Ministrisë së Bujqësisë. Ndërsa drejtori i përgjithshëm i Shërbimeve Bujqësore, Flamur Laze, përmendi një nga faktorët kryesorë që rrezikon së tepërmi vendin tonë: shpendët shtegtarë. “Për shkak të stinës, jemi vend potencial i ardhjes së virusit nga vendet e prekura, sepse siç e dimë, kjo është periudhë e migrimit të shpendëve të egër drejt lagunave tona”. Veç të tjerash, shumë konsumatorë sot janë në panik, çka reflektohet në heqjen e shpendëve në menynë e tryezave të tyre, veçanërisht për festat e fundvitit. Ajo çka përbën më tepër shqetësim në radhët biznesit të pularive është efekti financiar që do të sillte ky virus. në rast se prek Shqipërinë. Ndaj, drejtori i Shërbimit Veterinar, Edi Fero, u bëri thirrje nëpërmjet shoqatës që i përfaqësonte në mbledhje të marrin masa, të njëjta me ato të dhjetë viteve më parë, kur u shfaq për herë të parë gripi i pulave në vendin tonë. “Ju të gjithë e dini se sa shumë dëme shkakton ky virus. Ajo çfarë është pozitive, është fakti që ky virus nuk është i panjohur për ju, por është hera e dytë që vjen, ndryshe nga sëmundja e gjedhit (LSD), e cila u shfaq për herë të parë. Pra, ju të gjithë i dini masat që duhet të merrni, por në këtë situatë, duhet të dhjetëfishoni gatishmërinë e punën tuaj për parandalimin e saj dhe të përhapjes, pasi e godet fort sektorin tuaj. Kjo na godet edhe ne si ministri, por konsumatori shqiptar, me punën e të gjithëve ne, nuk duhet të preket në asnjë mënyrë. Ndaj duhen shumëfishuar, në mënyrë urgjente, masat për biosigurinë”, vuri në dukje Fero. Kontrolli i çdo makine transporti, si dhe gatishmëria maksimale e drejtuesve teknikë të mjeteve të transportit të shpendëve janë dy nga kërkesat që drejtori i Shërbimit Veterinar i bëri biznesit të pularive. Nga ana e tyre, sipërmarrësit, duke garantuar angazhimin maksimal, kërkuan që të monitorohen edhe shpendët e gjallë që vijnë nga importi, me qëllim parandalimin e ardhjes së virusit. RREZIKU NGA VIRUSI H5N8 • “Gripi i shpendëve” shkaktohet nga virusi i influencës “Tipi A”, i cili mund të prekë disa specie (pulat, gjelat, pulat afrikane, shkurtat etj.), si dhe shpendë shtëpiakë e të egër; duke shkaktuar mortalitet të lartë. • Kjo është hera e dytë që gripi i shpendëve prek Europën përmes zogjve shtegtarë, edhe pse ky virus ka qarkulluar në Azi që nga viti 2010. Studimet e mirëfillta në Europë raportojnë se ky virus çon në ngordhjen e shpendëve, por për njerëzit përbën rrezik të ulët, ndonëse mundësia e transmetimit të virusit nga shpendët te njerëzit që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me to nuk përjashtohet plotësisht. • Deri më tani, asnjë person nuk është raportuar të jetë prekur në vendet e deklaruara se janë prekur nga virusi. • Për momentin nëntë shtete, Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë, kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak të virusit H5N8 të influencës aviare. /Panorama






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!
Breaking News

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!

12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Breaking News

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!
Breaking News

Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!

12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!
Breaking News

“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!

12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!
Breaking News

Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!

12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it
Breaking News

Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it

11/12/2025
Next Post
E dhimbshme/ Rrëfehet nëna: Pse u hodh nga pallati ime bijë 14-vjeçare

E dhimbshme/ Rrëfehet nëna: Pse u hodh nga pallati ime bijë 14-vjeçare








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera