Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip! 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

“Gruaja e ngrënshme”, satira therëse dhe eksplorimi marramendës i kanibalizmit emocional!

27/02/2024
in Jetë
Reading Time: 4 mins read
A A
“Gruaja e ngrënshme”, satira therëse dhe eksplorimi marramendës i kanibalizmit emocional!

Prit pak!   Pegi po na sjell një libër tjetër dhe do ta lexoni me një frymë.





Nga autorja e “Rrëfenjës së shërbëtores” dhe “Testamentet” vjen romani i saj i parë, “Gruaja e ngrënshme”, botuar më 1969. Ai është njëkohësisht një satirë therëse dhe zbavitëse e konsumizmit dhe një eksplorim marramendës i
kanibalizmit emocional.

Marianë MekAlpin është një vajzë e miredukuar dhe e arsimuar, jeton në Toronto dhe është e fejuar me një avokat me të ardhme premtuese. Punon në një ndërmarrje që merret me hulumtimin e tregut, ku në pozicionet drejtuese janë të gjithë burra. Ndonëse është vajzë ambicioze, sërish kërkon të jetë “normale”, ndaj vendos të plotësojë kërkesat e të fejuarit dhe të shoqërisë dhe pret të martohet me shpresën se martesa do t’ia japë vendin që meriton. Kthesa e papritur ndodh kur njihet me Dankenin, i cili i shpërfill të gjitha rregullat shoqërore dhe, ndryshe nga Mariana, është i vendosur të shprehë gjithë individualitetin e vet. Rebelimi i vajzës nis pavetëdijshëm nga vetë trupi i saj, i cili fillon të refuzojë ushqimin: në krye mishin, pastaj vezët, perimet, ëmbëlsirat, farat e kungullit… çdo gjë. Përveçse nuk fut gjë në gojë, ajo ndien se po e hanë. Mariana do të donte të ndihej e tretur nga pasioni, por gjithçka ndien është… konsumimi ditë pas dite. Personaliteti i saj, i mbajtur nën fre për një kohë të gjatë, shpërthen në një varg sjelljesh të çuditshme dhe të pahijshme, duke ndryshuar përgjithmonë rutinën e saj të qëndrueshme e të qetë. Përmes ushqimit dhe të ngrënit, Atwood tregon rebelimin e gruas ndaj një shoqërie moderne dhe të dominuar nga meshkujt. “Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi. “Gruaja e ngrënshme” është një vepër brilante dhe e fuqishme, e mbushur me ironi dhe metafora, një kryevepër e paharrueshme shkruar nga një mjeshtre e vërtetë e letërsisë bashkëkohore.


Kritika
Atwood ka shkruar një vepër feministe, plot humor të zi, ku duket se thotë që gruaja ka të ngjarë të bëhet një tjetër produkt “i ngrënshëm”, komercializuar për oreksin e krijuar (ose të paktën, të organizuar) nga media.
The New York Times Tronditës, lehtësisht trazues dhe kalon me lehtësinë më të madhe nga e
pritshmja tek e papritura… Çuditërisht zbavitës… Kënaqësi e veçantë kur e lexon.

Kirkus Reviews
Ky roman është i rëndësishëm edhe sot e kësaj dite, për shkak të përfaqësimit të përsosur të çështjes së roleve gjinore, të problematikave socio-kulturore, si seksizmi apo privilegjet mashkullore, si dhe idealizimit të
trupit femëror.

The Daily Star
Atwood ka aftësinë magjike që ta kthejë privaten dhe të veçantën në diçka universale.

The Times
Gjatë gjithë karrierës së saj letrare, Margaret Atwood i ka kënaqur dhe befasuar lexuesit me zgjuarsinë e saj, virtuozitetin lirik dhe mprehtësinë e fantazisë.

San Francisco Chronicle

Një nga shkrimtaret më të zgjuara dhe të talentuara, e cila ka marrë përsipër të deshifrojë jetën në fund të shekullit XX.

Vogue

Autorja
Margaret Atwood, vepra e së cilës është botuar në mbi dyzet e pesë vende, është autorja e më shumë se pesëdhjetë librave në prozë, poezi, ese kritike, si dhe romanesh grafike. Botime Pegi ka sjellë “Vrasësi i verbër”, “Oriksi dhe Krejku”, “Kënga e Penelopës”, “Rrëfenja e shërbëtores” dhe “Testamentet”, që fitoi zemrën e lexuesve të shumtë nëpër botë dhe u kthye sakaq në një bestseller. Përveç “Rrëfenjës së shërbëtores”, tashmë një serial televiziv që ka fituar disa çmime, ndër romanet e saj renditen Cat’s Eye, kandidat për Çmimin Booker; Alias Grace, i cili ka fituar Çmimin Giller në Kanada dhe çmimin Mondello në Itali; “Vrasësi i verbër” fitues i Çmimit Booker në vitin 2000, botuar nga Botime Pegi në 2017; si dhe trilogjia MaddAdam. “Rrëfenja e shërbëtores” u kthye në romanin më të kërkuar pas zgjedhjes së Donald Trump-it në krye të presidencës amerikane, kur “Shërbëtoret” u bënë simbol i rezistencës kundër shfuqizimit të të drejtave të gruas. Përpos Çmimit Booker, ajo ka fituar edhe çmime të tjera, si: Çmimin Arthur C. Clarke, Çmimin e Paqes të Industrisë Gjermane të Librit, Çmimin Letrar Ndërkombëtar “Franz Kafka”, Çmimin e Arritjes në Jetë, nga PEN Center USA, dhe Çmimin e Inovatorit nga Los Angeles Times. Në vitin 2019, ajo u bë anëtare e Urdhrit të Shoqëruesve të Nderit për kontributin në letërsi. Jeton
në Toronto.

Fragmente nga libri
1) Kur arrin në njëfarë pike në një fushë të caktuar, nuk bën më për asgjë tjetër. Diçka i ndodh mendjes. Je tepër i kualifikuar, tepër i specializuar dhe këtë e dinë të gjithë. Vetëm një i lajthitur do të më punësonte në ndonjë fushë tjetër. As për të hapur kanale s’do të bëja, do t’i shqyeja krejt kanalizimet e ujërave të zeza duke gërmuar me kazmë për t’i çgroposur gjithë simbolet ktonike, gjithë tubat, valvulat, tubacionet kloakale… Jo, jo, do të mbetem skllav i minierave të shkrimeve për jetë të jetëve.

2) Një vajzë e tillë është e vetëdijshme që ka një mendje, profesorët e dëgjojnë me vëmendje se çfarë thotë, e trajtojnë si njeri që mendon; pastaj kur martohet, ia zaptojnë thelbin…
– Çfarë i zaptojnë?
– Thelbin. Qendrën e karakterit, atë që ka ndërtuar, imazhin që ka për
veten, të themi kështu. Roli i saj femëror dhe ajo çka është në thelb,

Një nga shkrimtaret më të zgjuara dhe të talentuara, e cila ka marrë përsipër
të deshifrojë jetën në fund të shekullit XX.

 

 

Tags: pegirevista who
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Next Post
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!

Edhe horoskopi sot qenka si e mërkuara, as këtej, as andej!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera