Brad Pitt ka pasur përherë dëshirë që të kopjonte pamjen e partnereve që kishte në krah, por arsyet e këtyre zgjedhjeve nuk kanë qenë asnjëherë të ditura saktë. Gwyneth Paltrow zbuloi historinë e saj lidhur me këtë çështje teksa reklamonte linjën e saj për flokët në një emision televiziv.
“Unë dhe Brad i premë flokët në të njëjtën ditë te i njëjti stilist flokësh dhe e vërteta është që nuk e bëmë me qëllim prerjen e njëjtë, thjesht ashtu ndodhi”, tregon aktorja. Gwyneth dhe Brad ishin çift nga viti 1994 deri në 1997-ën./revistawho.com