Hailey Bieber është duke u kthyer shpejt një nga emrat më të suksesshëm të modës, sidomos pas daljes së saj në fushatën e Beyonce për firmën e njohur ‘Adidas’.
Megjthatë 24-vjeçarja nuk është ndalur me kaq. Hailey ka prezantuar së fundmi koleksionin e shumë pritur të ‘Versace’ për sezonin pranverë 2021, frymëzuar nga Medusa. Pamja e saj i ka mahnitur të gjithë teksa ka pozuar pa shumë komplekse me çantën e re të markës së njohur, shuma e të cilës ishte 1360 paund.
Nga njëri bashkëpunim në tjetrin, duket se Hailey do të kthehet shumë shpejt në një nga emrat më të mirë të modës, duke e marrë kështu vëmendjen edhe nga emra si Kendall Jenner apo Gigi Hadid për të cilat më parë ka treguar se është ndjerë inferiore./revistawho.com