Prej disa muajsh është përfolur se Hande Erçel dhe Kerem Bursin, dy aktorët shumë të njohur turk janë në një lidhje dashurie. Ata e kanë mohuar, ndonëse paparacët shpeshherë i kanë kapur mat, por mesa duket tashmë janë lodhur dhe kanë vendosur ta konfirmojnë publikisht.
Dy aktorët ndodhen bashkë me pushime në Maldive dhe nuk i kanë kursyer dedikimet për njëri-tjetrin.
“Një pamje e bukur, në një vend të bukur me një grua të bukur”-ka shkruar Kerem në foton e fundit të postuar në Instagram ku shfaqet Hande.

Pas tij edhe Hande ka postuar një foto të Keremit duke shkruar: “Dhe ti”.








