Harry dhe Meghan do të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm dhe është bërë e ditur se vizita do të jetë për arsye bamirësie. Ata do të marrin pjesë në Samitin One Young Ëorld në Mançester më 5 shtator, i cili mbledh së bashku liderë të rinj nga më shumë se 190 vende. Gjatë vizitës Princi Harry dhe Meghan do të jenë gjithashtu në një event për Lojërat Invictus në Gjermani. Hera e fundit që çifti ishte në Britaninë e Madhe ishte për festimet e Jubileut të Platinumit në qershor. Harry dhe Meghan që prej vitit 2020 jetojnë në Kaliforni.








