Një legjendë e futbollit shqiptar i dha fund jetës në mënyrën më tragjike. Ish-portieri i Vllaznisë është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte, për shkaqe që mbeten akoma të paditura. Sipas “Panorama” ai jetonte i vetëm, por prej kohësh ishte përdorues i alkolit. Gjergji Kushe zbulohet se vuante nga depresioni, si dhe ka lënë një letër ku shpjegonte arsyet e këtij vendimi tragjik që i kushtoi jetën.