Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj… 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

HISTORI NGA JETA/ Vdiq në moshën 40 vjeçare, nëna e re i lë të bijës 1 vjeçe 18 dhurata për çdo ditëlindje

30/09/2017
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
HISTORI NGA JETA/ Vdiq në moshën 40 vjeçare, nëna e re i lë të bijës 1 vjeçe 18 dhurata për çdo ditëlindje

Elisa Girotto u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare në Treviso të Italisë, pas diagnostifikimit me kancer të një agresiviteti të rrallë. Përpara se të largohej përgjithmonë nga kjo botë, ajo la si kujtim 18 dhurata ditëlindjeje, që e bija 1 vjeçe t’i marrë vit pas viti, derisa të arrijë moshën madhore. Kjo për t’i treguar bebes së saj aq shumë të dëshiruar, se do të jetë përkrah saj gjithmonë, e se e ka dashur shumë. “Kështu do të jem me ty”, ka shkruar 40-vjeçarja si dedikim në krye të 18 dhuratave.
Elisa dhe burri i saj Alessio morën vesh për tumorin në kohën më të lumtur të jetës së tyre, kur e bija erdhi në jetë. Ata mezi e prisnin por pikërisht kur bebja lindi, mësuan lajmin e hidhur.
Elisa kishte një tumor në gji, trefish negativ. Bëhet fjalë për një formë kanceri shumë agresiv e tejet i vështirë për t’u kuruar. Kimioterapia dhe katër operacionet që ajo kreu, nuk shërbyen për asgjë. Më shumë kalonte koha e më shumë trupi i saj mbushej me metastaza.
Pas një viti kurim, Elisa pyeti të shoqin se sa jetë i kishte mbetur. Ai iu përgjigj “vetëm dy muaj”. Prej këtij çasti nëna e re nisi të programonte me kujdes çdo ditëlindje të së bijës, deri 18 vjeç. Kështu ajo i bleu 18 dhurata. Në dhuratën e fundit e bija do të gjejë një hartë të botës, ku Elisa ka shënuar të gjithë qytetet që do të kishte dashur të vizitonte me vajzën e saj.
Ajo nuk jetoi dot aq sa Anna e vogël të kishte një kujtim të qartë të së ëmës. U largua para kohe, por duke gjetur mënyrën për t’i qëndruar vajzës përkrah, e për t’i treguar praninë e dashurinë e saj përgjithmonë./ revistawho.com





 


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
La 4 të vegjëlit vetëm në shtëpi e u nis për pushime me shoqen, arrestohet 30-vjeçarja

La 4 të vegjëlit vetëm në shtëpi e u nis për pushime me shoqen, arrestohet 30-vjeçarja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera