Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Tani që je burrë i martuar”, Kiara i paska dhënë vetëm një këshillë Luizit! 08/02/2026
Nga prindërit te vëllezërit, Brooklyn fshin gjurmët e tatuazheve familjare! 08/02/2026
”Lëre se s’bëri djalë”, Baby G flet për familjen… 07/02/2026
1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel! 07/02/2026
“Duhet ta pyes për çdo gjë”. Partnerja e futbollistit të njohur habit me rrëfimin… 07/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Historia e dashurisë që mban në jetë gruan që vuan nga një sëmundje e rrallë

20/04/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Historia e dashurisë që mban në jetë gruan që vuan nga një sëmundje e rrallë

Historia e tretë që mbylli programin “Dua të të bëj të lumtur” këtë mbrëmje ishte një histori dashurie plot sakrifica dhe përkujdesje. Meti dhe Filxhonia ishin njohur nëpërmjet të afërmve të tyre dhe në momentin që ishin takuar kishin rënë në dashuri me shikim të parë. Gjithçka shkonte mirë midis tyre, por përshkak të vështirësive ekonomike Meti kishte emigruar në Angli duke lënë pas Filxhonen dhe djalin e sapolindur. Policia në Angli e kishte arrestuar Metin sepse nuk kishte leje qëndrimi dhe për këtë arsye pas disa muajsh ishte rikthyer në Shqipëri.





Gjithçka ishte perfekte sipas Metit deri në momentin kur Filxhones i ishin shfaqur disa shqetësime shëndetësore. Pas shumë vizitash mjekësore, Meti dhe Filxhonia kishin mësuar se ajo vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Gjatë gjithë kësaj kohe, Meti i kishte qëndruar pranë dhe ishte kujdesur që Filxhones të mos i mungonte asgjë.


Meti i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar Filxhonen që është pjesë e jetës së tij dhe për ta bërë të lumtur. “Atë që kam bërë për ty do të vazhdoj ta bëj gjithmonë deri në fund të jetës. Mua do të më kesh pranë gjithmonë! Ti je ajo që më frymëzon dhe më jep jetë çdo ditë.” ,- u shpreh Meti.

E ftuara surprizë për Filxhonen ishte këngëtarja tepër e dashur për publikun shqiptar, Xhensila Myrtezaj e cila u shpreh: “Besoj që jam e emocionuar pafund dhe nuk ndodh shpesh që të më mungojnë fjalët. Jam frymëzuar shumë nga historia juaj e dashurisë. Mua sot më keni mësuar një gjë shumë të madhe, që dashuria është forca me e madhe që ka njeriu. Kur ke njeriun e duhur në krah, nuk të duhet asgjë tjetër!” / revistawho.com

Tags: dua te te bej te lumturHistoria e dashurise
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës
Breaking News

“Tani që je burrë i martuar”, Kiara i paska dhënë vetëm një këshillë Luizit!

08/02/2026
Nga prindërit te vëllezërit, Brooklyn fshin gjurmët e tatuazheve familjare!
Breaking News

Nga prindërit te vëllezërit, Brooklyn fshin gjurmët e tatuazheve familjare!

08/02/2026
”Lëre se s’bëri djalë”, Baby G flet për familjen…
Breaking News

”Lëre se s’bëri djalë”, Baby G flet për familjen…

07/02/2026
“Duhet ta pyes për çdo gjë”. Partnerja e futbollistit të njohur habit me rrëfimin…
Breaking News

“Duhet ta pyes për çdo gjë”. Partnerja e futbollistit të njohur habit me rrëfimin…

07/02/2026
Artisti i njohur konfirmon vdekjen e djalit 27-vjeçar: Jemi të shkatërruar!
Breaking News

Artisti i njohur konfirmon vdekjen e djalit 27-vjeçar: Jemi të shkatërruar!

07/02/2026
“Plehrat mbeten plehra”, Taylor Swift  mbyll llogaritë me ish-at!
Breaking News

“Plehrat mbeten plehra”, Taylor Swift mbyll llogaritë me ish-at!

07/02/2026
Next Post
Aktorja protagoniste e serialit të shumëpritur rrëfehet për rolin e vështirë: Ka qenë ndjesi e mirë

Aktorja protagoniste e serialit të shumëpritur rrëfehet për rolin e vështirë: Ka qenë ndjesi e mirë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera