Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Historia e Elbenita Kajtazit/ Nga një vogëlushe që shiste qumësht në një soprano të famshme

02/12/2020
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Historia e Elbenita Kajtazit/ Nga një vogëlushe që shiste qumësht në një soprano të famshme

Dikur ishte një vogëlushe, që shiste qumështin e dy lopëve të shtëpisë që i donte shumë, që nuk e dinte se çfarë  ishte opera, ndërsa sot ajo është një soprano me famë edhe jashtë kufijve. Po flasim për Elbenita Kajtazin, sopranon nga Mitrovica, e cila i ka emocionuar të gjithë me rrëfimin mbi jetën e saj. Në një postim në rrjete sociale, krah fotos së vjetër ku shihet me qumësht në dorë, Elbenita tregoi historinë prekëse sesi nisi jeta e saj dhe si arriti në majat që është sot.





Postimi i plotë i Elbenitës: Kjo jam unë me një shishe qumësht shumë të shijshëm në duar pesë muaj pas luftës në Mitrovicë-Kosovë, më 26.10.1999 në 08:09 të mëngjesit! Do t’ju tregoj të gjithëve një histori të vogël! Para luftës ne kishim dy lopë të bukura dhe shisnim qumësht në lagje, sepse dy lopët e mia të bukura kishin qumështin më të mirë që ekziston dhe unë isha fëmija që ua shpërndaja qumështin fqinjëve tanë. Gjatë luftës ne ishim refugjatë në Shqipëri dhe natyrisht duhej të linim gjithçka që kishim pas, edhe dy lopët e mia të bukura që aq shumë i doja! I pashë për herë të fundit kur u larguam nga shtëpia dhe mendova se nuk do t’i shoh më kurrë, por unë dhe gjyshja ime i kërkonim kur u kthyem nga Shqipëria dhe kur lufta kishte mbaruar. Edhe sot që tregoj këtë histori nuk mund të besoj se i gjetëm!


Unë isha fëmija më i lumtur në tokë kur i gjetëm, kërceva nga gëzimi! Pas luftës, puna ime e vjetër u kthye, unë vazhdoja të jem vajza që shpërndanë qumështin dhe e doja punën time! Kur një shok më dërgoi këtë fotografi mbrëmë, unë qava shumë, u emocionova shumë dhe kujtova kohën e saktë dhe ditën dhe gjithçka që ndodhi atë ditë!

Ishte një pamje shumë e bukur për ta parë, për të më bërë gjithmonë të kujtoj se nga vij dhe të jem krenare për faktin se në të kaluarën isha një vajzë me ëndrra shumë të mëdha dhe gjithashtu kisha një punë për të shpërndarë qumësht dhe fituar para për të ndihmuar familjen time me atë punë, si një fëmijë 9 vjeç! Kush mendonte se do të bëhesha këngëtare e Operas… atëherë nuk kisha ide se çfarë ishte opera, më besoni!

Ermonela Jaho më tha një ditë se “asgjë nuk është e pamundur në këtë botë, dhe ju mund të arrini çdo ëndërr që keni”. Unë ende besoj në atë që ajo më tha.

Tags: elbenita kajtazi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Michelle dhe Barack Obama do realizojnë një serial komedi për Donald Trump

Michelle dhe Barack Obama do realizojnë një serial komedi për Donald Trump








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera