• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Historia e vogëlushit Xhejson njihet jashtë kufinjve të Shqipërisë, Alketa Vejsiu jep lajmin e bukur

Pak kohë më parë, Alketa Vejsiu mori një iniciativë për të ndihmuar një nga vogëlushët e emisionit ‘Në kurthin e Piter Pan’, Xhejson Bafti, i njohur ndryshe dhe si ‘taramelja’. Bamirësia që moderatorja vendosi të bënte u komentua kryesisht pozitivisht nga ndjekësit, por pati dhe nga ata që nuk e pritën shumë mirë. Pavarësisht kësaj, Xhejson ka pasur shumë mbështetës qoftë në rrjete sociale apo dhe në jetën reale. Së fundmi, pas intervistës me gazetarin italian Gabriele Parpiglia, Alketa Vejsiu ka dhënë një lajm shumë të bukur. Historia e vogëlushit tashmë njihet dhe në Itali dhe shumica e kontributeve për të kanë qenë nga emigrantët. “Diçka e mrekullueshme do ndodhë me historinë e Xhejson Bafti të hënën. Edhe në Itali e kanë mësuar historinë e këtij djali. Pjesa më e madhe që kanë ndihmuar me donacionet e tyre kanë qenë emigrantë. S’kam fjalë”, ka shkruar ajo në videon ku duket një pjesë e intervistës me Gabriele. Tani na mbetet të presim puntatën e rradhës dhe të shohim surprizën që stafi i ‘Në kurthin e Piter Pan’ ka rezervuar për publikun./revistawho.com