Teksa Adele festonte 33-vjetorin e lindjes, rreth atyre ditëve, i ati i saj ndërroi jetën. Mediat me këtë rast kanë bërë një përmbledhje të marrëdhënies së këngëtares me të atin.
Mesa duket, Adele nuk ka shkuar asnjëherë mirë me babain e saj. Ajo është shprehur në një nga intervistat e saj: “Nëse do më dilte para edhe njëherë do e pështyja”.
Ndërsa në një tjetër intervistë pranoi se nuk e ka dashur kurrë dhe nuk ka ndjerë asgjë të mirë për të.
I ati ka folur për raportin e tyre kur ishte gjallë dhe ka pranuar se nuk ka qenë i mirë me të dhe se raporti është ndërprerë qëkur Adele ishte 11 vjeç.
As gjysmëvëllai i këngëtares nuk e pranon babain, por arsyet e sakta të së shkuarës së tyre nuk dihen, ama fakti që babai i tyre ka vdekur i vetëm, në një shtëpi modeste pa askënd afër, tregon se marrëdhënia ka qenë thjesht inekzistente./revistawho.com








