Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip m 14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

HISTORIA/ Vajza nga Tropoja, grushte në rrugë burrit që e ngacmoi me mesazhe

07/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
HISTORIA/ Vajza nga Tropoja, grushte në rrugë burrit që e ngacmoi me mesazhe

Një 28­vjeçare nga Tropoja nuk ka preferuar ndihmën e Policisë, por është përballur vetë me burrin që e përndiqte prej kohësh, duke bërë vetëgjyqësi me ndihmën e një shoku nga Laçi. Ajo, bashkë me shokun e saj, i kanë “zënë pritë” 40­vjeçarit me iniciale M.A., i cili i shkruante vazhdimisht mesazhe në Facebook dhe e kanë rrahur afër Bankës së Shqipërisë, në qendër të Tiranës. Veç kësaj, i kanë marrë edhe çelësat e makinës tip “Mercedes”, që ende nuk janë gjetur nga Policia. Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, por është denoncuar në Komisariatin nr.3 dy ditë më parë nga 40­vjeçari i dëmtuar, i cili në kallëzimin e tij ka përmendur vetëm emrin e vajzës, pasi djalin nuk e ka njohur. Të njëjtat burime thanë se pak orë pas kallëzimit, është bërë i mundur arrestimi i dy autorëve të ngjarjes, shtetases Blerina Shpata, 28 vjeçe, nga Tropoja dhe 25­ vjeçarit nga Laçi, Indrit Feto, të dy banues në Tiranë. Ata janë arrestuar për tri vepra penale të kryera në bashkëpunim, “plagosje e lehtë me dashje”, “vjedhje” dhe “vetëgjyqësi”. Fillimisht dy të arrestuarit kanë mohuar të jenë autorë të ngjarjes, por ballafaqimi me pamjet e kamerave të sigurisë ka bërë që ata të pranojnë gjithçka. Më tej vajza ka shpjeguar edhe arsyet, që sipas saj e kanë shtyrë të bëjë një veprim të tillë. Burimet thanë se gjatë deklarimeve të saj, ajo është shprehur se shtetasi M.A. kishte disa muaj që e përndiqte, duke i dërguar herë pas here mesazhe në profilin e saj të Facebook­ ut. Mesazhe që, sipas saj, u është përgjigjur negativisht dhe megjithatë ai vazhdonte t’i shkruante. Për këtë arsye, duke mos dashur që kjo histori të marrë përmasa të mëdha, nuk i është drejtuar Policisë për të denoncuar përndjekjen, por ka kërkuar ndihmën e shokut të saj, që t’i tregonte “vendin” 40­ vjeçarit. Madje, gjatë deklarimeve të saj ajo ka tentuar që ta përjashtojë nga përgjegjësia 25­ vjeçarin Feto, duke u shprehur se ai thjesht e ka shoqëruar dhe ka qenë vetë vajza që e ka goditur me grushte të dëmtuarin. Ndërsa në lidhje me pretendimet e shtetasit M.A. se dy të rinjtë i kanë vjedhur çelësat e makinës, të arrestuarit janë shprehur se çelësat mund t’i kenë rënë në tokë gjatë konfliktit dhe se ata nuk i kanë marrë asgjë. /Panorama






Tags: grushtehistoriangacmoivajza
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip m
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip m

14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
Next Post
Del trailer-i i filmit të ri të Selena Gomez…

Del trailer-i i filmit të ri të Selena Gomez…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera