Dashi
Për ata që janë në një lidhje sot do jetë një ditë ndryshe, pasi do ti shprehin ndjenjat partnerit dhe harmonia do rikthehet.
Demi
Marrëdhënia në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme sot. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur të ishte e fundit.
Binjakët
Do të keni debate të ashpra me partnerin, të cilat mund t’ju çojnë në ndarje më shpejt nga sa mendonit. Kujdes me xhelozinë.
Gaforrja
Falë pozicionimit të mirë të Venusit në qiellin e dashurisë së beqareve, sot do jetë një ditë fantastike. Në planin financiar do të përballeni me probleme.
Luani
Venusi do krijojë mundësi interesante për takime, ndërsa buxheti sado që të përpiqeni nuk do të përmirësohet.
Virgjëresha
Sot do të jeni më të hapur dhe do i pranoni gabimet qe keni bërë. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë.
Peshorja
Nuk do jeni aspak të lumtur nga sjellja e partnerit dhe do flisni hapur me të për këtë gjë. Sqaroni gjithçka me të.
Akrepi
Saturni do të ndikojë keq në financat tuaja. Ai do ju nxitë të jeni të palogjikshëm në shpenzime.
Shigjetari
Bëni të pamundurën që të mos ju përfshijë rutina, sepse do keni probleme vërtet serioze me partnerin. Shtoni dozat e imagjinatës.
Bricjapi
Pasioni do rikthehet fuqishëm në jetën tuaj. Pas një periudhe delikate, sot do përjetoni emocionet dhe kënaqësitë e dikurshme.
Ujori
Sot do të keni një ditë të mbushur me takime dhe surpriza. Mirë është ta shfrytëzoni sa të mundeni.
Peshqit
Për shkak të ndikimit të Merkurit, jeta juaj në çift do jetë delikate sot. Komunikimi do lë për te dëshiruar dhe kokëfortësia do sjellë debate të forta me partnerin.