2022-shi ka hyrë dhe të gjithë e pritëm me shpresën se gjërat do shkojnë më mirë se viti që lamë pas. Sipas horoskopit dhe me ca sugjerime VIP-ash do ju njohim me trajtimet e bukurisë dhe shërbimet e tjera që duhet t’i bëni vetes këtë vit të ri.
Dash si Mariah Carey
Dashi është shenja e udhëheqjes dhe e fuqisë. Dashët kanë influencë dhe shumë dashuri për të bukurën. Ata do jenë shenja e parë që do testojë gjithë modelet e sezonit për prerjet e flokëve dhe ndryshimet e saj drastike do komentohen shumë.
Dem si Chiara Ferragni
Vajzat e shenjës së Demit mbartin gjithë kararkteristikat e kafshës që i përfaqëson duke nisur nga kokëfortësia, por kanë edhe dashuri për të bukurën dhe artin. Gjithashtu pak romancë. Këtë vit këtë shprehje të anës romantike do ta bëjnë me anë të grimit.
Binjak si Angelina Jolie
Binjakët janë në kërkim të rinisë së përjetshme, ndaj këtë vit do fokusohen te filler dhe aplikimet e ndryshme në fytyrë dhe flokë.
Gaforre si Margot Robbie
Gaforret si shenja të ndjeshme duan qetësi edhe në bukuri. Ato do ndjekin ritualet e çifteve dhe do provojnë masazhe nga më të ndryshmet për largimin e energjive negative.
Luan si Meghan Markle
Duan të duken dhe të bien në sy, ndaj këtë vit do bëjnë çdo gjë që ta arrijnë këtë. Një trajtim rigjenerues për flokët do jetë më e mira për to, që shkëlqimi të nisë nga rrënja në maja.
Virgjëreshë si Zendaya
Preçize dhe e përpiktë, këto shenja ndjekin programe perfekte dhe nuk rrezikojnë. Ato do provojnë gjithçka është e sigurt dhe nuk ofron dëmtime në lëkurë si përshembull depilimi me sheqer.
Peshore si Kim Kardashian
Peshorja është në kërkim të harmonisë dhe këtë do e arrijë me një masazh indian shumë intensiv që do i ndihmojë të hapë chakrat e lumturisë.
Akrep si Katy Perry
Akrepët do fokusohen tek trajtimet që largojnë kimikatet dhe body scrub që i japin shkëlqim dhe energji tjetër lëkurës.
Shigjetar si Taylor Swift
Sauna, banjo turke, një udhëtim në Hawai dhe ca masazhe atje, janë gjithçka pret shigjetari nga ky vit.
Bricjap si Kate Middleton
Për bricjapin gjërat janë të thjeshta. Serume dhe vitamina, apo keratinë, kaq kanë synim për këtë vit të ri.
Ujor si Michelle Hunziker
Sociale dhe me zemër të madhe, ujorët janë të dhënë pas gjërave jo të zakonta. Ato eksperimentojnë me thonjtë duke bërë zgjedhje te pazakonta.
Peshk si Drew Barrymore
Janë të butë dhe romantikë. Ata do zgjedhin një terapi me bazë oksigjeni që rrit kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës.







