Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip! 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi i muajit Mars për Binjakët: Ëndrra që bëhen realitet

02/03/2022
in Horoskopi, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Horoskopi i muajit Mars për Binjakët: Ëndrra që bëhen realitet

Në fillim të muajit energjia juaj do jetë e fokusuar plotësisht në karrierën dhe reputacionin tuaj. Hëna e re ofron një mundësi për një fillim të ri në këtë fushë të jetës tuaj. Kjo Hënë e Re lidhet me Jupiterin me fat, duke i shtuar fuqinë çdo pune ku përfshiheni. Mund të ndjeni një ndryshim drastik në botën tuaj emocionale më 3 mars, kur Venusi, Marsi dhe Plutoni të takohen të gjithë në shenjën e Bricjapit. Kjo është një kohë për të përqafuar intimitetin në vend që ta luftoni atë. Përballuni me frikën tuaj kokë më kokë dhe besojuni një personi të dashur. Më 6 mars, fillon një cikël i ri pasi Venusi dhe Marsi takohen në Ujor. Cilat janë synimet tuaja afatgjata? Çfarë duhet të bëni për të arritur atje? Konsideroni të investoni në kurse që mbështesin ëndrrat tuaja ose të planifikoni një udhëtim që keni ëndërruar për një kohë. Mërkuri, planeti i komunikimit dhe sundimtari juaj planetar, hyn te Peshqit më 9 Mars dhe do keni lajme në lidhje me karrierën tuaj. Kjo mund të jetë diçka që lidhet me kompaninë tuaj aktuale ose një mundësi tjetër pune. 13 Marsi sjell energji konfuze, mbajini sytë katër në vendin e punës. Hëna e Plotë në Virgjëreshë më 18 Mars tërheq vëmendjen tuaj në shtëpi. Konflikti familjar ose problemet me vendin tuaj të jetesës mund të arrijnë një kulm dhe kjo mund të jetë një kohë emocionale. Kjo Hënë e Plotë shërben si një kujtesë për ju që të gjeni një orar më të ekuilibruar të punës. Njerëzit në punën tuaj nuk e dinë gjithmonë se me çfarë keni të bëni në shtëpi dhe është në rregull të merrni kohë personale kur ju nevojitet më shumë. Energjia ndryshon në mënyrë drastike kur Dielli hyn në Dashi më 20 Mars dhe ju jeni të etur për pak argëtim. Ndërveprimi social po ushqen shpirtin tuaj dhe gjetja e kohës për miqtë mund të çojë në përparime në qëllimet tuaja. Më 22 mars, kur Marsi, planeti i veprimit, përballet me Uranin e çrregullt në Dem, mund të ndiheni sikur të gjitha frikat tuaja më të thella po ju vërshojnë mendjen. Përdoreni këtë energji të pakëndshme: Është koha për t’u çliruar dhe për të ndryshuar këndvështrimin tuaj. Më 27 mars, Merkuri hyn në Dash, duke ju ftuar të flisni me ndershmëri. Komunikimi merr një cilësi më të sigurt dhe të drejtpërdrejtë. Muaji përfundon me një hënë të re më 31 Mars, e cila jep një fillim të ri në sektorin e grafikut tuaj që lidhet me miqësinë, komunitetin dhe shpresat e ëndrrat tuaja. Mbillni fara për të ardhmen tuaj dhe bashkohuni me të tjerët që ndajnë interesat dhe qëllimet tuaja.






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!
Horoskopi

Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!

04/02/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
Next Post
Horoskopi i muajit Mars për Gaforren: Të gjithë sytë mbi ju!

Horoskopi i muajit Mars për Gaforren: Të gjithë sytë mbi ju!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera