Muaji fillon me ju duke ndjerë emocionet më të thella që shoqërojnë sezonin e Peshqve. Kjo periudhë e vitit aktivizon një pjesë të ndjeshme tuajën. Hëna e Re sjell një fuqi magjie dhe manifestimi. Kjo Hënë e Re lidhet me Jupiterin me fat në zonën e grafikut tuaj që sundon burimet e njerëzve të tjerë, duke ju kujtuar se është e dobishme të mbështeteni tek të tjerët ndonjëherë. Më 3 mars kur Venusi, Marsi dhe Plutoni takohen në shenjën e Bricjapit, do ndiheni të lodhur nga rutina juaj e përditshme dhe është është koha të rishikoni orarin tuaj. Kujdes nga kolegët që mund të përpiqen t’ju heqin fuqinë. Kjo energji ju jep besimin për të rikthyer fuqinë tuaj. Disa ditë më vonë, më 6 mars, fillon një cikël i ri në marrëdhëniet tuaja, pasi Venusi dhe Marsi takohen në Ujor. Jeni të guximshëm për t’u ripërkushtuar ndaj partnerit dhe për pasur më shumë romancë. Kjo energji gjithashtu do t’ju sjellë kreativitet, prandaj sigurohuni që të përfshini më shumë lojëra në partneritetet tuaja. Më 13 mars kur Dielli dhe Neptuni takohen mund t’ju bëjë të ndiheni letargjik. Gjeni kohë shtesë për pushim dhe dëgjoni intuitën tuaj.Hëna e Plotë në Virgjëreshë më 18 Mars ju kujton vlerën tuaj dhe mund të sjellë një mundësi financiare. Mund të merrni një shpërblim të mundshëm monetar. Marrëdhëniet tuaja marrin një goditje të papritur më 19 mars, kur Venusi, planeti i dashurisë, përballet me Uranin, planetin e ndarjes. Është një ditë e ftohtë për të qenë në një lidhje dhe mund të duket sikur jeni lodhur nga e njëjta rutinë e vjetër. Për disa Luanë, kjo mund të sjellë fundin e një lidhjeje. Për të tjerët, kjo mund të jetë një ftesë për të provuar diçka të re me partnerin tuaj. Pavarësia me një valë rebelimi është ajo që kërkoni sot. Më 20 mars, Dielli hyn në Dash dhe jeni të etur për aventura. Kini kujdes me veprimet më 22 mars, ndërsa Marsi, planeti i luftës dhe zemërimit, përballet me Uranin rebel. Kjo është energji reaktive dhe e paqëndrueshme, prandaj mendoni përpara se të reagoni. Muaji mbyllet me Hënën e Re që sjell një fillim të ri për aventurë.