Ky është vit i rëndësishëm për ju. Këtë vit do mbështeteni më shumë tek vetja, do tregoheni më të fortë, do bëni hapa të vegjël për të arritur gjëra të mëdha. Një punë e re, një lidhje e re mund të vijë, por do ketë edhe përgjegjësi. Është koha të thoni “jo” kur nuk ju pëlqen diçka sepse ky është mësimi juaj për këtë vit, të vendosni kufij, të keni më shumë besim tek vetja. Do udhëtoni më shumë, do mësoni më shumë, do bëni diçka të re, por do ndiheni edhe më të përmbushur me veten emocionalisht. Do ndiheni më të lumtur, më të lirë. Çelësi është të jeni më të balancuar duke mos dhënë shumë për të tjerët, por ndërkohë edhe duke dhënë pak nga vetja.