Ky është viti ku ju vendosni të jeni vetvetja. Do jetë si një rilindje për ju. Këtë vit nuk do mbani asnjë lloj marrëdhënie që nuk funksionon prandaj mos u habisni nëse do i shkëpusni nga vetja disa njerëz. Gjithçka rreth jush duhet të jetë reale, e vërtetë ashtu si vetë ju. Në këtë mënyrë do tërhiqni dhe njerëz të sinqertë sepse ky nuk është rasti “të kundërtat tërhiqen”, por “të njëjtat tërhiqen”. Ky ndryshim, transformim do ndodhë në çdo fushë të jetës, si në punë, edhe në marrëdhënie me të tjerët. Kudo do kërkoni autenticitetin. Është viti ku ju do kërkoni veten dhe jo ta humbisni atë. Këshilla për ju është të gjeni balancën midis të qenit strikt dhe mendjehapur.








