Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Numërimi mbrapsht ka nisur: Big Brother VIP Kosova 4 fillon në këtë datë! 09/11/2025
Drama e radhës mes Eglit dhe Xhenetës, ç’ndodhi këtë herë?  09/11/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që… 09/11/2025
Thuajse e zhveshur, Britney Spears rikthehet në rrjete: “Djalli fshihet…” 09/11/2025
Heidi Baci merr dhuratën speciale: “Ti më bën të ndihem…” 09/11/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi paska lajme të mira dhe gjejeni cila është shenja më me fat për sot!

21/02/2024
in Horoskopi
Reading Time: 5 mins read
A A
E shtuna nuk vjen siç e prisnit, ja cilat shenja do të surprizohen!

Dashi





Sot është një ditë që do ju mësojë shumë gjëra. Sipas parashikimit të ditës, sa i takon dashurisë mund të ketë të reja të rëndësishme, të cilat do ju zbukurojnë ditën. Do të jetë shumë e lehtë të sqaroni një situatë me partnerin, pas një keqkuptimi që keni patur së fundmi. Ata që janë vetëm, prania e Hënës në shenjë, do i ndihmojë që të hedhin një hap më shumë. Kjo ditë rezulton ideale për të nisur diçka të re. Në punë, lodhja nuk do ju trembë aspak, por do të jeni të gatshëm të përfundoni një projekt, pa i kaluar afati.

Demi


Kjo ditë do të ecë me hapa të ngadaltë dhe nuk do të ketë përmirësime. Dashuria për ju, është një port i sigurtë ku mund të ndaloni dhe pushoni, por gjatë kësaj të mërkure nuk do të jetë aspak e tillë. Ata që janë vetëm, duhet të bëjnë më shumë, për të bërë për vete një person që pëlqejnë. Në punë, nuk do të ndiheni aspak të motivuar dhe do e keni kokën mes reve. Bëni kujdes! Mos hidhni hapa që nuk janë të menduar mirë.

Binjakët

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft bujare dhe pozitive, në shumë situata. Në dashuri nuk do të mungojnë ndjenjat dhe stimujt pozitiv. Do të jeni mjaft të favorizuar në raportin në çift, duke mbajtur parasysh nevojat e partnerit. Veç bëni kujdes me luhatjet e humorit, në mënyrë që të mos bëni një gabim me personat që nuk i njihni mirë. Për ata që janë vetëm, dita do të jetë shumë pozitive, sidomos nëse do të hidhni një hap të guximshëm. Në sektorin profesional, do të ndiheni mjaft të vlerësuar. Do të ndjeni se më në fund po shpaguheni për përkushtimin tuaj.

Gaforrja

Do të jetë një ditë relativisht e mirë, ndonëse do të jetë e përfshirë nga rutina dhe normaliteti. Në dashuri këshillohet që të shmangni keqkuptimet e mundshme. Për ata që janë vetëm, yjet parashikojnë situata jo shumë të kënaqshme, madje për disa do të ketë momente të sikletshme. Në punë do të vlerësohet krijimtaria juaj, kështu që mos u tërhiqni mbas nga ajo që keni nisur.

Luani

Kjo ditë parashikon të jetë mjaft e gëzueshme, sidomos sa i takon jetës në çift. Ata që janë vetëm, do të bëjnë njohje të reja. Për këtë arsye yjet ju këshillojnë që të mos qëndroni vetëm dhe të mos i refuzoni ftesat. Në punë, do të ndiheni të karikuar me energji dhe optimizëm, duke qenë gjatë gjithë kohës në ekuilibrin, të cilin e kishit humbur pak ditë më parë.

Virgjëresha

Parashikohet një ditë jo shumë e favorshme. Në dashuri këshillohet që të veproni në mënyrë racionale. Ajo që ndoshta ju mungon, duhet kërkuar në mënyrë të natyrshme dhe pa shuam sforcime. Ata që janë vetëm, do të duhet të kalojnë një pengesë. Në punë, yjet ju ftojnë të mos i lini pas dore disa ide me vlerë, pasi kanë të gjitha mundësitë që të realizohen gjatë kësaj dite.

Peshorja

Kjo e mërkurë për të lindurit e kësaj shenje, mund të jetë vërtetë fatlume, sidomos në fushën e ndjenjave. Në dashuri, yjet ju japin besueshmëri maksimale, duke ju ofruar mundësi shumë të mira për të shfrytëzuar, si mënyrë për të forcuar më tej lidhjen tuaj. Nëse jeni ende vetëm, intuita dhe fati do ju ndihmojnë drejt njohjeve të reja. Në punë, ka ardhur momenti që të shkëputeni dhe relaksoheni, duke u larguar për pak kohë nga situatat e rënduara dhe të pakëndshme.

Akrepi

Kjo ditë do të nisë me ritëm të reduktuar, ndërsa në mesditë do të fillojë gradualisht përmirësimi. Në dashuri, bëni mirë që të merrni një kohë vetëm për ju të dy, në mënyrë që të gjeni harmoninë e trazuar disi. Ata që janë vetëm, do të jenë në formë të shkëlqyer fizike dhje mendore. Yjet favorizojnë zemrat e vetmuara, të cilët do të jenë të përfshirë në udhëtime dhe në njohje të reja. Sa i takon punës, duhet të angazhoheni maksimalisht dhe në këtë mënyrë do të korrni suksesin e dëshiruar.

Shigjetari

Kjo e mërkurë do ju mësojë me qetësi dhe maturi shumë gjëra. Duke qenë se kjo e mërkurë nuk do të jetë shumë në favorin tuaj, mos u ekspozoni shumë ndaj rreziqeve të kota. Në dashuri, nëse raporti në çift nuk është shumë harmonik, bëni mirë që të hidhni hapin e parë për të bërë paqe. Ata që janë vetëm do të ndihen të lodhur dhe të demotivuar, për shkak të rutinës ku janë përfshirë. Në punë, për të shmangur problemet, organizojeni sa më mirë ditën. Planifikojini mirë detyrimet, në mënyrë që t’ia dilni pa më të voglin problem.

Bricjapi

Dita nuk do të jetë ajo që ju dëshironi. Por gjithsesi mos u përfshini nga nervozizmi dhe xhelozitë e pavenda. Nëse keni diçka për të cilën duhet të kërkoni ndjesë, kjo është dita e duhur. Ata që janë vetëm, duhet të shmangin keqkuptimet, sidomos në raportet e tensionuara. Në punë, një projekt do të vijë drejt zvarritjes. Bëni mirë të analizoni situatën, për të kuptuar se pse ndodh një gjë e tillë.

Ujori

Kjo do të jetë vërtetë një ditë mahnitëse, sidomos sa i takon fushës së ndjenjave. Dashuria do jetë pjesa më e favorizuar e kësaj të mërkure. Sidomos në raportin në çift, do të jeni të mbushur me energji dhe do të përjetoni momente të cilat nuk do i harroni lehtë. Ata që janë vetëm, duhet të kenë më shumë kurajo dhe të guxojnë për të bërë për vete dikë. Sa i takon punës, gjithçka do të shkojë në normalitet, ku do të merrni propozime interesante, të cilat duhet ti vlerësoni me kujdes.

Peshqit

Në këtë ditë mesjave, Hëna do të hyjnë në shenjën tuaj, ku do të keni mundësi shumë të mira në fushën e ndjenjave dhe dashuria do të jetë më e favorizuara. Për ata që janë vetëm, gjithçka ecën në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe premtohet shumë. Në punë, do të kuptoni se zgjidhja që prisnit prej kohësh është shumë afër.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!
Breaking News

8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!

08/08/2025
Next Post
Dedikimi prekës i Anna Likës për të ëmën e ndjerë!

Dedikimi prekës i Anna Likës për të ëmën e ndjerë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera