Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit! 28/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

HOROSKOPI VEROR/ Ja si do të jenë dashuritë dhe aventurat e stinës sipas shenajve

17/07/2017
in Horoskopi
Reading Time: 5 mins read
A A
HOROSKOPI VEROR/ Ja si do të jenë dashuritë dhe aventurat e stinës sipas shenajve

I nxehti i verës sjell gjithnjë me vete në mos dashuri, me siguri ndonjë flirt. Mundësi për të bërë njohje të reja, gjatë pushimeve shumëfishohet. E nëse në shumë raste ato mbetet vetëm aventura kalimtare, në shumë të tjera lindin dashuri të reja me ndjenja të vërteta. Më poshtë ju mund të lexoni se si do të jetë “zemra” juaj këtë verë, shkruan “revistawho.com”. Ja çfarë na thonë yjet:





DASHI
Stina e verës zgjon gjithmonë shpirtin tuaj përvëlues, por do të jetë e vështirë të mbetet në lartësinë e pranverës që kaluat. Në muajin korrik me siguri nuk do të mungojnë aventura të reja kalimtare. Në gusht, me kalimin e Venusit tek Gaforrja, mund të ndiheni pak më të përvuajtur. Mirëpo do të mendojë Venusi në shenjën e Luanit që të risjellë akuilibrin dhe pasionin tek çiftet në krizë. Për beqarët, fundi i stinës së verës do të përkojë edhe me nisjen e një historie dashurie shumë intensive.

DEMI
Juve aventurat pa vazhdimësi nuk iu kanë interesuar kurrë. Madje ju duket sikur gjatë verës askush nuk e ka ndërmen të nisë diçka serioze. Ju të shenjës së Demit jeni më synime më afatgjata. Por raste kalimtare mund të keni plot, të paktën deri afër fundit të verës kur Venus do të jetë tek Luani. Arma juaj e fortë është durimi. Dhe, vetëm që të arrini të keni dashurinë me “D” të madhe, jeni gati të prisni të mbarojë dhe vera.


BINJAKET
Ju nuk jetoni dot pa aventura dhe flirte. Me Venusin në shenjën tuaj, korriku do t’iu japë kënaqësi të mëdha në këtë drejtim. Por risia e kësaj vere për ju, është se Saturni dëshiron që të ndërmerrni impenjime e përgjegjësi të reja. Ndaj mos vraponi nëse dikush shfaq dëshirën për të thelluar njohjen me ju pasi ca puthjesh nën yje. Në shtator Marsi mund të bëhet pengesë për bashkëjetesa të reja.

GAFORRJA
Noshta korriku nuk do të jetë një muaj i pasur sa i takon dashurive dhe aventurave. Por me siguri do të ndiheni më të lehtësuar. Ndërsa gushti do të jetë në lartësinë e duhur ndaj pritshmërive tuaja. Edhe nëse jeni në çift, edhe nëse po kërkoni shpirtin binjak, çastet romantike do të pushtojnë jetën tuaj. Kujtimi i një puthjeje buzë detit do t’iu bëjë shoqëri për një kohë të gjatë. Edhe aventurat janë të destinuara të zgjasin.

LUANI
Vera është përfundimisht stina juaj! Por sivjet pjesa më entuziaste e saj pritet të vijë nga fundi i stinës. Korriku do të mbushet më shumë me njohje e miqësi të reja. Me Venusi tek Gaforrja, ju do të ndjeni tërheqje pikërisht për gjërat që janë të ndaluara: Historinë “klandestine”! Vetëm me shfaqjen e Venusit tek Luani, pasioni juaj do të arrijë të shkëlqejë në dritën e diellit. Pas kësaj me suportin e Saturnit do të mund të marrin jetë histori të rëndësishme që do të zgjasin në kohë.

VIRGJERESHA
Nuk ju pëlqen edhe aq mënyra se si nisi vera juaj. Venusi tek Binjakët, ka lënë pak hapësirë për çështjet e zemrës. Edhe për ata që janë çift, mund të paraqitet një krizë e mërzitshme. Por në gusht pritet të përmirësohen pak gjërat. Jeta sociale shumë intensive do t’iu japë mundësinë të bëni njohje të reja shumë ngacmuese. Nëse arrini të krijoni një raport bashkëpunues, gjërat mund të zgjasin edhe përtej verës.

PESHORJA
Vera ju pëlqen sepse largon tensionet, jo vetëm tuajat por edhe të njerëzve që frekuentoni. Venusi tek Binjakët edhe për disa javë do të favorizojë kryesisht dashuritë në distancë. Por kohëzgjatja e tyre nuk është e garantuar. Në gusht do ta keni më të vështirë të mirëprisni mundësitë dashurore. Duhet të prisni kalimin e Venusit tek Luani për të gjetur më në fund dikë që të keni një raport të gëzueshëm (jo vetëm seksual).

AKREPI
Me Venusin tek Binjakët, aventurat verore mund të lindin brenda konteksit të punës tuaj. Me kalimin e Venusit të Gaforrja në muajin gusht, do të shijoni më në fund pushime moskokëçarëse larg rutinës së përditshme. Ju vendosni gjithmonë zemrën të parën, edhe në aventurat e një nate. Këtë verë do të jetë shumë e vështirë që këto histori të kenë vazhdimësi sepse Venusi tek Luani do të sjellë gjithçka përveç lehtësive. Për dashurinë, atë të vërtetën, ka ende kohë!

SHIGJETARI
Fillimi i verës për ju, mund të ketë përkuar me një ndarje, kryesisht për shkak të qëndrimit tuaj tepër të rreptë karshi partnerit apo edhe vetë lidhjes. Por në gusht, me Venusin në shenjën e Gaforres, mund të ketë një rikthim të ndjenjave. Do të jetë Venusi tek Luani që do të japë bekimin për të çuar përpara me pasion dhe respekt historinë tuaj. Saturni në shenjën tuaj nuk do t’i lërë hapësirë aventurave kalimtare.

BRICJAPI
Në përgjithësi jeni tepër të dedikuar ndaj punës për t’iu përkushtuar çështjeve të zemrës. Por këtë verë edhe ju do të ndjeni nevojën e dikujt, që të ndani magjinë e përendimit të diellit apo atë të një nate me yje. Me Venusin tek Gaforrja, në gusht dikush mund të tentojë të sjellë pak ëmbëlsi në jetën tuaj. Nëse do të bëhet fjalë për diçka kalimtare apo për një dashuri që do të rritet, varet vetëm dhe vetëm nga ju. Në shtator duhet të zgjidhni disa gjërat me ish-in tuaj.

UJORI
Javët e ardhshme do të jenë më romatiket e kësaj vere. Venusi tek Binjakët arrin gjithnjë t’iu surprizojë me njohje të reja interesante. Duhet të ndaloni njëherë e mirë arsyetimet që bëni me veten. Ky lehtësim do t’iu bëjë me siguri t’i vlerësoni flirtet dhe aventurat. Me ndërhyrjen e Jupiterit mund të ndodhë që të përfshiheni edhe në një dashuri. Nëse keni qëllime serioze, bëni kujdes nga tranziti i Venusit në anë të kundërt në fund të gushtit e në fillim të shtatorit.

PESHQIT
Vera nuk ka nisur tamam siç shpresonit e nëse jeni me dikë, mund të ndiheni vërtetë të lodhur e të frustruar nga kjo lidhje. Por situata është e destinuar të përmirësohet! Venusi në shenjën e Gaforres do të sjellë dashuri në jetën tuaj. Nëse kërkoni thjesht aventura, do t’i gjeni me siguri. Nëse doni dashurinë e vërtetë, duhet të impenjoheni pak më shumë. Puthjet nuk mjaftojnë për të garantuar kohëzgjatjen e lidhjes tuaj./ revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!
Breaking News

8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!

08/08/2025
Next Post
SI TA QUAJ KËTË DASHURI/ Kushi habitet kur gjen Arnavin në shtëpinë e saj, ja ç’do ndodhë nesër

SI TA QUAJ KËTË DASHURI/ Kushi habitet kur gjen Arnavin në shtëpinë e saj, ja ç'do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera