Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Humbja e djalit të vetëm, këngëtarja shqiptare rrëfen të vërtetën pas aksidentit tragjik

02/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Humbja e djalit të vetëm, këngëtarja shqiptare rrëfen të vërtetën pas aksidentit tragjik

Ndarja tragjike nga jeta e birit të vetëm në moshë fare të re ishte tronditëse për Vera Laçin, këngëtaren e njohur të muzikës shiptare. Katër vjet më parë, një aksident tragjik me motor i mori jetën Denit dhe pas atij momenti, jeta për Verën dhe familjen e saj nuk mund të ishte më njësoj: “Prej nga ai moment, gjithҫka në familjen tonë ndryshoi totalisht, është një dhimbje që nuk ka ngushëllim. Është e tmerrshme si për nënën, ashtu edhe për babin, edhe pse thonë se baballlarët e përjetojnë dhimbjen ndryshe… Nga ajo ditë jeta ka ndryshuar, dhimbja është gjithmonë aty dhe e tmerrshme, kalojnë ditët, por dhimbja është e njëjtë.”





Dhe sikur të mos mjaftonte, pak javë më parë, familja e Denit u trondit nga një ndarje tjetër po aq e dhimbshme.


Pas goditjes së rëndë që mori nga vdekja e djalit 4 vjet më parë nga aksidenti, Vera u trondit dyfish pak janvë më parë pasi humbi jetën një njeri tjetër i rëndësishëm për të. Këngëtarja ishte sot e ftuar në “Rudina” për të treguar traumën e madhe që ka kaluar edhe gjatë këtyre javëve. Dhimbja iu thellua edhe më shumë pasi Denit iu bashkua edhe Bora – një njeri shumë i dashur për të, motra e tij. Mediat dhe portalet aluduan që Bora ishte e fejuara e Denit dhe se kishte vrarë veten, por e vërteta, tregon Vera, është krejt ndryshe nga lajmet e shëmtuara që kanë qarkulluar gjatë këtyre javëve: “Bora nuk ishte e fejuara e Denit. Deni me Borën kishin një marrëdhënie shumë të ngushtë vëllazërore, ndaj edhe ajo në letrën e saj shkruan se fëmijët e tij do ta quanin hallë….” – rrëfen Vera.

Lajmi që Bora Haxhiaj vetëvritet për shkak të dashurisë, tregon Vera, ishte lajmi më i shëmtuar gjatë atyre ditëve, sepse ajo vetë u thoshte lamtumirë të gjithëve: “Unë po shkoj ku është edhe vëllai im Deni…”

Kur Deni ishte njohur me Borën, ishte i fejuar, dhe nuk kishte arsye të aludohej për një raport tjetër, sqaron Vera, e cila kujton mes lotësh momentet e të birit me Borën pak ditë para se ai të ndahej nga jeta: “Djali, në atë kohë ishte i fejuar. Është për të ardhur keq me lajmet që abuzuan, sepse lëndohen shumë njerëz që nuk duhet. Bora nuk kishte arsye të vriste veten. Bora ishte motra e tij… Ajo vetë shkruante “Të dashur prindërit e mi të dytë, unë do isha halla e fëmijëve të Denit….”

Edhe fundi tragjik i Borës ishte një abuzim tjetër mediatik. E vërteta është se ajo nuk vrau veten, por pati të njëjtin fund si Deni. Pas një devijimi me makinë për të shpëtuar shoqen e saj shtatzënë, Bora pësoi një goditje të fortë me makinë dhe nuk ia doli dot. Edhe pse luftoi deri në fund: “Bora bëri aksident më 10 shkurt të këtij viti në Vlorë, pas një devijimi me makinë për të shpëtuar shoqen, sepse ishte shtatzënë. Pas tronditjes së parë, Bora kaloi një mpiksje gjaku në tru, e cila fillimisht u duk sikur nuk ishte serioze. Pasi erdhi në Tiranë, u dërgua në Itali e më pas në Londër. Iu nënshtrua një operacioni të gjatë 9-orësh, por nuk arriti t’ia dalë.”

Një humbje e dyfishtë që edhe dhimbjen e ka të dyfishtë. Jo vetëm sepse nga jeta u larguan dy të rinj ende pa gëzuar e jetuar vitet e tyre më të bukura, por edhe sepse u lanë prindërve një plagë të hapur në zemër. Vera tregon se Deni dhe Bora janë bashkë tashmë dhe, ndoshta, mirësia që ata dy fëmijë përcillnin te të gjithë, do të kthehet në forcë për familjarët e tyre për të vazhduar para jetën… edhe për hatër të ditëve që ata nuk i jetuan dot./Class

Tags: djalee vertetekengetarja shqiptarevdekjevera laci
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Next Post
FOTO +18/ Teuta Krasniqi nudo në filmin e Gjergj Xhuvanit, ish-gruaja e Bleros merr vëmendje edhe në Tiranë

FOTO +18/ Teuta Krasniqi nudo në filmin e Gjergj Xhuvanit, ish-gruaja e Bleros merr vëmendje edhe në Tiranë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera