Miqtë e Luiz Ejllit kanë zbuluar diçka më shumë për jetën e tij jashtë shtëpisë së “BBV
Sot në “Ftesë në 5” Joni dhe Mario, të cilët surprizuan Luizin në spektaklin e kaluar, e përshkruajnë këngëtarin si një djalë energjik dhe plot humor.
Të pyetur për historinë e sëmundjes ata thanë se mesa e njohin nga jashtë, Luizi nuk vuan nga asnjë sëmundje. Mario tregoi se historia që u tregua nga miku i tij mund të jetë bërë për shkak të presionit të madh, ndërsa Joni nënvizoi faktin e javët e para për Luizin nuk ishin aspak të lehta.
“Nuk mund ta komentojmë se ajo është gjyq i kryer publikisht. Besoj se ka ndikuar edhe pjesa që ka nevojë njeriu që gjen mjete rrethanore për të qënë i brishtë ose për t’u futur në konfidencë me dikë. Ndoshta edhe nësë ka pasur diçka më minore e ka zmadhuar që të afrohet shpejt me dikë.
Për aq sa unë e njoh, jo nuk është i sëmurë. Luizi fle në 2 të mëngjesit dhe çohet në 6 të mëngjesit. Ka presion, sigurisht. Ndoshta ka provuar duke matur pulsin, duke bërë dhe viktimën se ka parë po të bëj kështu jam gabim, po të bëj ashtu jam gabim. Se e ka parë se javët e para nuk kanë qënë të mira”, thanë shokët e Luizit.








