A i mund të gjitha dashuria? Po! Dhe kur është e madhe shfaqet edhe në televizion para të gjithëve atyre që paragjykuan. Keith, partneri i Adriana Matoshit vendosi të shfaqet në ‘Dua të të bëj të lumtur’ për t’i bërë një surprizë aktores me gjithë dashurinë e tij. Sigurisht, Adriana u gëzua shumë nga e papritura në televizion kombëtar. Pas një bisede të bukur mes dy të dashuruarave që treguan dhe historinë e njohjes, Keith i bëri një surprizë partneres në mes të skenës duke risjellë takimin e tyre të parë, me peshq në sfond, shumë dashuri dhe një dhuratë. Më pas i këndoi një këngë ku i shprehu më pak fjalë gjithë ndjesitë e zemrës. Lidhja e Adrianës ka qenë shumë e komentuar në media, për shkak të diferencës së konsiderueshem në moshë që ka me partnerin e saj, ama kjo nuk ka ndikuar aspak në prishjen e raportit të tyre, veçse në shtimin e dashurisë./revistawho.com








