Ish- anëtari i grupit ‘One Direction’, Zayn Malik, i ftuar në një emision radiofonik në New York ka thënë se nuk e ka parë asnjëherë filmin më të suksseshëm erotik ‘Fifty Shades of Grey’ edhe pse ai ka regjistruar një këngë me Taylor Swift për ‘50 Shades Darker’. Ai ka lënë të nënkuptohet se jeta e tij seksuale me modelen e njohur, Gigi Hadid është ndryshe nga ajo normalja, por e ngjashme me atë të “50 Shades of Grey”.







