Amber Rose ka qenë viktimë bullizmit nga Kanye West. Sipërmarrësja 33-vjeçare e ka qënë e lidhur me reperin, i cili është i martuar me Kim Kardashian, për dy vite rresht dhe u ndanë në vitin 2010.
Në një intervistë të dhënë për revistën “Complex”, ditën e hënë, modelja është shprehur se përveçse mbeti tepër e lënduar nga ndarja me reperin, ajo ka përjetur bullizëm të vazhdueshëm nga ai, 7 vitet e fundit. “Në të gjitha lidhjet e mia, unë kam qenë ajo që jam lënduar”, ka thënë Rose. “Unë kurrë nuk i kam tradhtuar të dashurit e mi dhe asnjëherë nuk kam ofenduar Kanye West…. edhe pse ai e ka bërë këtë gjë për 6 apo 7 vite”. “Ajo ishte pikërisht koha kur tentova të vrisja veten”, ka treguar më tej Amber, shkruan “TAR”.
Ajo gjithashtu ka shtuar se lidhja me Kanye i dha asaj famë por e la pa asnjë të ardhur pasi ajo nuk mund të punonte sepse ishte e dashura e reperit.