Pavarësisht se ish-lojtari i Barcelonës tashmë ka një partnere të re, duket se i mungon ende ish-partnerja, pasi është kapur në një moment disi të sikletshëm. Teksa ishte në një fluturim për në Pragë, Pique është parë teksa po kontrollonte Instagramin e Shakirës, edhe pse Clara Chía e shoqëronte. Ndërsa Shakira shkoi me pushime në Romë me një fluturim privat, Pique u kap në aeroport duke hipur në avion i shoqëruar nga Clara Chia, e dashura e tij aktuale. Ata ishin në vende të ndara, kështu që spanjolli shfrytëzoi rastin për të kontrolluar postimet e fundit të nënës së fëmijëve të tij.