Dua Lipa po mban një tur koncertesh në Europë dhe së fundmi ka performuar në Milano. Gjatë performancës këngëtarja shqiptare ka përjetuar një moment që i ka ndodhur thuajse të gjithëve.
Gjatë koreografisë, këngëtarja është rrëzuar dhe ky moment sigurisht që është kapur menjëherë nga kamerat dhe është postuar në rrjete sociale.
Dua shihet duke u ringritur menjëherë teksa ndihmohet nga një balerin ndërsa në momentin e rrëzimit dëgjohet i gjithë publiku i shokuar. Megjithatë Dua arriti ta kalonte me sukses këtë ncident të vogël dhe vazhdoi shfaqjen.
View this post on Instagram