Një nga momentet më të sikletshme për moderatorët sigurisht që është ngatërrimi i ndonjë fjale apo rrëzimi në mes të skenës. Kjo e fundit i ka ndodhur dhe Nevinës. Moderatorja u përball me këtë moment të sikletshëm teksa ishte duke zhvilluar një lojë në rubrikën “Dielli apo hëna”. Teksa vrapoi, Nevina u rrëzua dhe përfundoi në tokë. Moderatorja nisi të qeshte dhe e kaloi me shumë sportivitet situatën. Fatmirësisht ajo nuk pësoi asnjë lëndim serioz dhe situata u kalua me humor.









