Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

I shohim çdo ditë në serialet turke! Ja cilët janë aktorët që nuk kanë një diplomë “të vlefshme” në aktrim

11/12/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
I shohim çdo ditë në serialet turke! Ja cilët janë aktorët që nuk kanë një diplomë “të vlefshme” në aktrim

Serialet turke janë bërë pjesë e pandashme e ditës tonë. Ne jo vetëm që i ndjekim pafund, por jemi dhe të interesuar për aktorët, të cilët janë kthyer në “pjesëtarët e familjes”. Shpesh dëgjojmë të thuhet se cilët janë më të bukurit apo më të paguarit. RevistaWho.Com sot ka zgjedhur t’ju zbulojë diçka interesante. Të gjithë ata aktorë që edhe pse janë më të kërkuarit e momentit, shkolla që  kanë kryer nuk ka lidhje me profesionin që kanë marrë.





Kenan İmirzalıoğlu:


E kush nuk e njeh ‘Ezelin’?! Nuk  ka familje shqiptare që mos të ketë qëndruar përpara ekranit të televizionit, qoftë edhe një herë gjatë mbrëmjes dhe mos ta ketë parë serialin. Kenan İmirzalıoğlu është emri i vërtetë i aktorit, i cili na ka bërë të qajmë, të qeshim e të dashurohemi pas tij. Ndoshta askujt nuk i ka shkuar në mend, por Kenan nuk është si gjithë të tjerët. Përveç dijeve në fushën e aktrimit, ai ka një diplomë për matematikë. Rasti kur zoti t’i dhuron të gjitha, bukurinë, talentin dhe zgjuarsinë.

Cansu Dere:

E kur folëm për ‘Ezelin’ nuk kishte si mos të flisnim për dashurinë e tij të quajtur ‘Ejshan’. Ajo është e bukur, me plot klas dhe ka bërë mijëra shikues të magjepsen. Ndoshta askush nuk e ka menduar, por Cansu Dere ka përfunduar studimet për degën e Arkeologjisë. Pavarësisht se ajo nuk e ka praktikuar kurrë këtë, ne jemi shumë “të kënaqur”, pasi ekraneve do t’i mungonte një yll në qoftë se do të ndodhte e kundërta.

Yigit Özsener:

Rezultate imazhesh për Yigit Özsener

Yigit Özsener njihet për të gjithë si Xhengizi tek seriali shumë i ndjekur “Ezel”. Mënyra se si ai aktronte rolin e një personazhi negativ, bëri që askush të mos dyshonte që Yigit nuk ka kryer një shkollë për aktrim. Mjeshtëria e tij për t’u përfshirë në rol, është e lindur. Yigit Özsener ka përfunduar studimet për Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni në universitetin “Yildiz Technical”.

Tuncel Kurtiz:

Rezultate imazhesh për Tuncel Kurtiz:

Tuncel Kurtiz për të gjithë publikun shqiptar njihet si ‘Ramizi’ në po të njëjtin serial. Aktori ishte ndër kryesorët dhe më të paharrueshmit, pasi thëniet e tij me plot kuptim kujtohen dhe sot, jo vetëm në përditshmëri, por dhe në rrjetet sociale. Tuncel Kurtiz ka përfunduar studimet për gjuhë dhe letërsi angleze. Ndoshta nuk ju kishte shkuar ndonjëherë në mend por ja që ndodh, jo domosdoshmërisht duhet të kesh bërë një shkollë për të pasur një talent kaq të madh.

Aras Bulut Iynemli:

Rezultate imazhesh për Aras Bulut Iynemli:

Nuk besojmë që ka njeri që nuk e ka parë qoftë dhe një herë serialin “Të infiltruarit” dhe të mos njohë Mertin. Ai është djali i familjes që është ‘rrëmbyer nga mafi’a dhe që është kaq i bukur sa të gjitha vajzat ‘çmenden’. Nuk mund ta besoni, por  Aras Bulut Iynemli ka mbaruar studimet e larta në Departamentin e Universitetit Teknik të Inxhinierisë së Aeroplanit, në qytetin e Stambollit.

Elçin Sangu:

Rezultate imazhesh për Elçin Sangu:

Flokët e saj të kuq me nuancë portokalli, kanë bërë që aktorja të bie në sy nga të gjithë. E kujt nuk i kujtohet Defne lozonjare që vetëm qeshte pas Omerit? Me siguri, tani do të mendoni se çfarë do ‘Defne’ në këtë listë. Jua themi ne. Aktorja Elçin Sangu ka përfunduar universitetin e Arteve, por jo për degën e aktrimit, por të operës. Tani mund të bëni dhe lidhjen me serialin se pse Defne këndonte aq shumë dhe me tone të larta./revistawho.com

Tags: aktoretdiplomeShkollaturq
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
Next Post
Juliana Pasha zbulon kartolinën e “Krishtlindjeve”, këngëtarja nostalgjike për fëmijërinë

Juliana Pasha zbulon kartolinën e “Krishtlindjeve”, këngëtarja nostalgjike për fëmijërinë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera