Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Ilda Bejleri s’e ndien konkurrencën: Këtë verë do më shikoni të nxehtë

09/07/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Ilda Bejleri s’e ndien konkurrencën: Këtë verë do më shikoni të nxehtë

Ilda është padyshim ndër gazetaret më seksi në Shqipëri. Jo pa emocion e ka kaluar këtë Evropian, edhe ajo, e cila e quan një histori më vete pjesëmarrjen e Shqipërisë. Ajo do të jetë një ndër fatlumet që do ta shohë nga afër finalen mes Portugalisë dhe Francës. Megjithatë ajo tregon se në këtë ndeshje do të vijë sportive, dhe jo sensuale për të rënë në sy të mediave. Prej 10 vitesh në gazetarinë sportive ajo tregon se ka formuar tashmë karakterin e saj, duke mos ndjerë rivale. Dhe si një ndër bukuroshet e vendit tonë, ajo paralajmëron një verë të nxehtë.





Si ka qenë ky Kampionat Evropian për Ildën?

Ky Evropian ka qenë fantastik jo vetëm për mua por për të gjithë shqiptarët, pasi Shqipëria realizoi një ëndërr në Francë, duke qenë mes skuadrave më të mira në Kampionatin Evropian. Jam e bindur që vitet do të kalojnë dhe sigurisht që kompeticione të këtij lloji do të ketë shumë, por ky kampionat do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e çdo shqiptari. Duhet të ndihemi krenarë që kemi përjetuar një krenari kombëtare që e kanë ëndërruar breza të tërë prej vitesh.


Si e ke parë Shqipërinë?

Shqipërinë e kam parë me shumë emocion, çdo ndeshje ka qenë një ndjenjë shumë e bukur, po më lejo të të them që momenti kur këndohej himni i Shqipërisë në këtë Kampionat Evropian dukej si një ëndërr. Finalen kam fatin ta shoh nga afër, dhe sigurisht që çdo finale ka historinë e vet.

Përgjatë gjithë Evropianit ju kemi parë me emisionin tuaj; si ka qenë kjo periudhë?

Kjo periudhë ka qenë shumë e ngjeshur, e bukur dhe, të them të drejtën, tashmë që po afron finalja, po ndjej pak trishtim që kësaj aventure të paharrueshme po i vjen fundi.

13567425_1356406974376188_3662323879561932845_n

Nga ana tjetër, të shumta kanë qenë edhe emisionet e tjera sportive; sa profesionalë kanë qenë ata për Ildën?

Të them të drejtën, vëmendja nga të gjitha mediat nuk ka munga përgjatë këtij Evropiani, por sigurisht që “Supersporti” ka bërë një mbulim tepër profesional të evenimentit. “Digitalb”, vërtet që Parisin jua ka sjellë këtu.

Po femrat e emisioneve sportive, a ju kanë konkurruar?

Duke punuar prej 10 vitesh tashmë në televizion, mendoj që kam arritur të krijoj profilin dhe identitetin tim, kështu që, edhe nëse ka konkurrencë, nuk e ndjej.

A kishte bërë Ilda një premtim nëse Shqipëria do ta kalonte grupin?

Jo, nuk kisha bërë asnjë premtim. Këtë Evropian thjesht e kam shijuar në maksimum.

13537633_1354810954535790_8629887164379217282_n

Do të jeni një nga tifozet më seksi në finale; a mendoni se do ta merrni këtë vlerësim nga UEFA?

Nuk e di, unë jam te vendi i gazetarëve.

Çfarë keni zgjedhur për të veshur, do të shfaqeni seksi në stadium?

Nuk e di, xhinse besoj.

Ku do t’i kalojë pushimet Ilda, a do t’ju shikojmë të nxehtë këtë verë?

Do të lëviz në vende të ndryshe për pushime. Natyrisht që do të më shikoni të nxehtë. / Bluetooth

Tags: e nxehteilda bejlerikonkurrenca
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Next Post
Aurela Hoxha: Jam tip i komplikuar, s’më pëlqejnë flirtet verore

Aurela Hoxha: Jam tip i komplikuar, s’më pëlqejnë flirtet verore








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera