Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj… 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ilir Shaqiri flet për jetën si emigrant: Vitet e para në Itali, flija në një fabrike të tmerrshme…

30/05/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ilir Shaqiri flet për jetën si emigrant: Vitet e para në Itali, flija në një fabrike të tmerrshme…

Balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri, prej shumë vitesh ka ndërtuar jetën dhe karrierën në shtetin fqinj, Itali. Në një intervistë për Eraldo Rexho në ‘Lart e poshtë’ ka treguar detajet e emigrimit, peripecitë e fillimit, por edhe ka folur si rrallë herë për raportin me të bijën Emily. Sigurisht që gjërat nuk kanë qenë të lehta për balerinin e suksesshëm. Ai ka zbuluar se vendosi të ikte në Itali në një kohë kur sapo kishte mbaruar studimet dhe kuptoi se nuk kishte asnjë të ardhme në Shqipërinë e asaj kohe.





“Ishte periudhë tranzicioni koha kur unë u largova. Kush ka qenë emigrant e di sa e vështirë është 2-3 vitet para. Je thjeshtë një mizë në një botë të madhe dhe askush nuk do t’ia dijë kush je apo çfarë bën. Për më tepër që fama e një shqiptari në vitet ’90 ishte dramatike”,-ka zbuluar Iliri.


I vendosur para pyetjes: “A ke dashur të tërhiqesh ndonjëherë?”, ai ka treguar se e ka menduar shumë shpesh dorëzimin në fillimet e tij. “Kam fjetur për gati 1 vit e gjysmë në një fabrikë çimentoje dhe rroga me të cilën paguhesha duke punuar nëpër shkollat e Sicilisë ishte aq e vogël sa mezi ja dilja. Ato momente mendoja po unë për çfarë kam studiuar dhe punuar. Durova pavarësisht çdo gjëje dhe në fund ja dola. Pata fat”. Më tej Iliri ka zbuluar disa detaje nga raporti me te bijën, Emily e cila po ndjek hapat e tij dhe është një balerinë shumë e zonja edhe pse akoma e vogël.

Për marrëdhënien me të balerini ka treguar se e bija ka një lloj ‘frike’ ndaj tij. “Unë jam strikt me të siç mamaja ime ka qenë me mua dhe atë e preokupon mendimi im, si unë do e shoh atë që ajo bën”,-ka treguar ai. Emily, siç ka treguar Iliri tashmë ka fituar edhe një kontratë me një produksion të madh italian dhe europian për një serial me kërcim dhe këndim./revistawho.com

https://www.youtube.com/watch?v=TgQwqpX-XWM

Tags: e bijaIlir Shaqirimeigrimiveshtiresi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit
Breaking News

Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit

27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori!
Breaking News

“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori!

27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin
Breaking News

Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin

27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj…
Breaking News

“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj…

27/12/2025
Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet
Breaking News

Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet

27/12/2025
“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre
Breaking News

“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre

26/12/2025
Next Post
Si të mbrojmë lëkurën nga uji i pishinave dhe ndotja në plazh. Dermatologia jep këshillat që duhet t’i ndjekim të gjithë

Si të mbrojmë lëkurën nga uji i pishinave dhe ndotja në plazh. Dermatologia jep këshillat që duhet t’i ndjekim të gjithë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera