Ilir Shaqiri ka stilisten më të mirë që i rregullon flokët dhe e dini kush është? E bija, Emily. Iliri ka postuar disa foto teksa shfaqet me Emily-n, e cila i kreh flokët e më pas ia kap ato në një model qesharak.
“Bukur apo jo?”-pyet Iliri fansat teksa e bija duket e qeshur dhe kaq e ëmbël duke pozuar prapa të atit.
Postimi i ka bërë të gjithë të qeshin dhe nuk kanë munguar komentet plot humor. Po juve ju pëlqeu rezultati?
View this post on Instagram