Pas largimit të Ilva Tares nga televizioni dhe emisioni politik, stafeta i ka kaluar Erla Mehlliti, e cila do të vijë në ekranin e ‘EuronewsAlbania’ me ‘Raw Politics’.
“Të hënën në orën 21:00 fillon emisioni “Raw Politics” në ekranin e #EuronewsAlbania, i cili do të transmetohet dy herë në javë, çdo të hënë dhe të enjte nga @erlamehilli. Ky emisioni do të trajtojë çështjet e aktualitetit, politikës, por dhe çështje të tjera të politikës rajonale”, ka shkruar faqja zyrtare e televizionit në një postim në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Tare është larguar nga televizioni për shkak se do t’i bashkohet partnerit të saj në Shtetet e bashkuara të Amerikës./revistawho.com