Gazetarja e njohur, Ilva Tare, ka publikuar ditën e sotme një foto ku shfaqet me dy fëmijët dhe bashkëshortin e saj. Ky imazh i ëmbël është shkrepur gjatë festës së ditëlindjes Mel. Vogëlushja ka mbushur 5-vjeç dhe Ilvës nuk i besohet si kalojnë vitet dhe sa shpejt është rritur ajo. Foto ka marrë komente të shumta, që e urojnë Ilvën për vogëlushen dhe familjen e saj. Gazetarja është treguar gjithmonë mjaft e rezervuar për jetën private, por me siguri nuk i ka rezistuar dot këtij momenti kaq të veçantë.
https://www.instagram.com/p/CCQYixghNxx/?igshid=i3zxfswqd5rl