Çanta është ndër akesorët më të rëndësishëm për një vajzë e grua. Dhe Ina Pavkaouids (Pavlakudhis) vajza nga Tirana, por që jeton në Këln të Gjermanisë e di më së miri këtë. Ndër vite ajo ka krijuar çanta të punuara me dorë, të cilat tashmë janë shumë në modë dhe një ‘must’ në garderobën e çdo vajze.
Ina ka krijuar një koleksion të mahnitshëm të çantave duke marrë porosi të shumta e duke na i sjell në vëmendje edhe njëherë çantat e punuar me dorë si dikur. Ato kombinohen lehtësisht pavarësisht stinës dhe mund të mbahen në çdo orë të ditës.
Këto çanta përcjellin shumë elegancë e në të njëjtën kohë edhe stil. Ndërkohë Ina nuk ka ndërmend të ndalet dhe do vazhdojë të punojë edhe aksesorë të tjerë si shaje, kapuç dhe veshje.








